Prodhimi industrial në zonën e euros u ngadalësua më shumë se sa u vlerësua fillimisht në maj si pasojë e dobësisë ekonomike në Francë, duke shtuar dëshmitë e rimëkëmbjes së pabarabartë të rajonit, teksa Banka Qendrore Evropiane po vlerëson më shumë stimuj në mbështetje të rritjes dhe inflacionit.
Indeksi i Blerjes së Menaxherëve ra në 52.2 muajin e kaluar nga 53.4, më poshtë shifrës paraprake prej 52.5 të majit, referoi Markit Economics me bazë në Londër. Indeksi ka qëndruar mbi shenjën 50, e cila shërben si kufiri që ndan rritjen nga tkurrja, për 11 muaj. Rritja për porositë e reja ra lehtazi, sipas raportit.
Rimëkëmbja në rajonin e 18-vendeve po lufton të fitojë ‘vrull’ si pasojë e kredidhënies ‘së plogësht’ bankare dhe fitimeve vjetore të çmimeve prej më pak se gjysma e objektivit të BQE-së. Hartuesit e politikave që pritet të takohen në Frankfurt më 5 qershor kanë thënë se ata janë të përgatitur të paraqesin një paketë masash stimuluese në qoftë se parashikimet e reja tregojnë rritje dhe nëse inflacioni do të qëndrojë shumë i ulët për një kohë të gjatë.
Anketa ‘në mënyrë të pashmangshme do të pretendojë që hartuesit e politikave të sigurojnë një nxitje të ‘ripërtërië’, të konsiderueshme për ekonominë e rajonit dhe të eleminojnë kërcënimin e deflacionit,’ tha Chris Williamson, shef ekonomie në Markit në Londër. ‘Gjithsesi, rasti nuk është dhe aq i qartë.’