Prodhimi rigjallërohet në tremujorin e katërt, rriten shitjet në shumë sektorë, kryeson ndërtimi, dobët vetëm industria

16/03/2021 2:19 PM 0 komente

Sektori prodhues ka shfaqur shenja rigjallërimi në tremujorin e fundit të vitit, i udhëhequr nga sektori i ndërtimit, energjia elektrike dhe furnizimi me ujë, ndërsa më dobët ka qenë industria.

Të punësuarit dhe pagat kanë shfaqur gjithashtu tendencë rritjeje.

INSTAT ka publikuar Treguesit tremujorë mbi prodhuesit e të mirave, të cilët përfshijnë aktivitetet ekonomike: Industri (Industri Nxjerrëse dhe Industri Përpunuese); Energji elektrike, Gaz, Avull; Furnizimi me ujë, Trajtimi dhe menaxhimi i mbetjeve; Ndërtim, në tremujorin e katërt 2020.

Industria, mbetet në vend, ulen pagat dhe numri i punonjësve 

Industria është aktiviteti i vetëm nga sektori i prodhimit që ishte në stanjacion në tremujorin e fundit të vitit.

Indekset e treguesve në aktivitetin Industri, paraqiten si më poshtë:

– Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 0,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

-Indeksi i prodhimit në volum shënoi rënie 1,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

– Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie 9,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

– Indeksi i fondit të pagave shënoi rënie 1,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Energji elektrike, Gaz, Avull, në rritje 

Indekset e treguesve në aktivitetin Energji elektrike, Gaz, Avull, tregojnë për një përmirësim të ecurisë së këtij sektori, si në rritjen e shitjeve, ashtu dhe të pagave e punonjësve, i ndikuar nga prodhimi i energjisë, i nxitur nga reshjet.

-Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 16,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

-Indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 23,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.-

-Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 0,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

– Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 13,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Furnizimi me ujë, Trajtimi dhe menaxhimi i mbetjeve: 

Indekset e treguesve në aktivitetin Furnizimi me ujë dhe Trajtimi e menaxhimi i mbetjeve, paraqiten si më poshtë:

-Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 1,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

– Indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 0,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

-Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 9,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

-Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 17,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërtimi, sektori me ecurinë më të mirë 

Ndërtimi ka qenë sektori me ecurinë më të mirë në periudhën e karantinës dhe në vijim, duke shënuar një rritje të ndjeshme edhe në tremujorin e katërt.

Indekset e treguesve në aktivitetin Ndërtim, paraqiten si më poshtë:

– Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 23,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

-Indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 25,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

-Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 4,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

-Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 3,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of