Një prodhues europian i makinave elektrike ka shprehur interesin për të investuar 140 milionë euro në Bullgari.
Marrëveshja është në fazat përfundimtare. Kjo u njoftua në një konferencë për shtyp nga ministri i Ekonomisë, Kiril Petkov.
Ai gjithashtu theksoi se Ministria e Ekonomisë ka marrë 602 aplikime nga kompani të huaja, me qëllimin për të investuar dhe për të bashkëpunuar me Bullgarinë. Petkov theksoi se këto janë aplikime të marra vetëm në 5 javët e fundit.
Interes më i madh është treguar nga Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania, pasi fushat kryesore të interesit për investime janë prodhimi i pajisjeve mjekësore, sistemeve të kontrollit të karbonit dhe teknologjisë së lartë.