Prodhuesit e makinave marrëveshje për makinat elektrike

25/12/2019 1:00 PM 0 komente

Benz-i, Hynday, Ford, Porched, BMW dhe Volsfagev investojnë për instalimin, funksionimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturave të karikimit për BEV (Bateri Elektric Vehicle)

Autoriteti Shqiptar i Konkurrencës ka miratuar përqëndrimin e tregut duke krijuar një sipërmarrje të përbashkët për tregun e makinave elektrike. Me datë 06 Shtator 2019, palët kanë lidhur një “Marrëveshje Investimi”, midis, Hyunday Motor Company (dhe shoqërisë në kontrollin e saj, Kia Motors Corporation), BMV (BMW High Power Charging Beteiligungs mbH; Bayerische Motoren Werke Aktiengesellschaf), Ford Motor Company (dhe filialit të saj Ford of Europe GmbH), Daimler (dhe filialit të saj Vierzehnte Vermögensverëaltungsgesellschaft DVB mbH), Dr.Ing.h.c.F. Porsche AG (dhe filialit Porsche Erste Beteiligungsgesellschaft mbH; Volksëagen Aktiengesellschaft dhe Audi AG) dhe Ionity Holding GmbH.

Partnerët ekzistues të JV (Ionity Management GmbH), kanë rënë dakort për rritjen e kapitalit tek Ionity Holding GmbH &Co.KG, ku shuma totale e kapitalit fiks dhe shuma totale e detyrimeve të partnerëve të JV që do të regjistrohet në regjistrin tregtar, do të rritet nga 100,000 EUR në 125,000EUR. Shtesa në kapital do të mbulohet nga fondi i investimit që do të realizohet nga Hyundai dhe KIA.

Transaksioni është kompleks dhe përfshin prodhuesit kryesorë të automjeteve në nismat për rritjen e prodhimit dhe shitjeve të makinave elektrike duke kërkuar përjashtime nga legjislacioni i konkurrencës sa i përket marrëveshjeve mes tyre në vendet e BE dhe vendet jashtë BE-së.

Hyundai Motor Company, është një shoqëri me objekt; Prodhim/shitje me shumicë dhe pakicë, prodhim i mjeteve motorike për automjete për pasagjerë dhe tregti me shumicë e mjeteve të transportit. Hyundai ka kontroll mbi shoqërinë Kia Motors Corporation.

Daimler AG, është një shoqëri aksionare, me objekt veprimtarie; veprim i drejtpërdrejtë ose i tërthortë në fushën e zhvillimit, prodhimit dhe shpërndarjes së produkteve dhe ofrimit të shërbimeve, veçanërisht në degët si: automjetet, motorët dhe disqet teknike të të gjitha llojeve, përfshirë pjesët, asamble të dhe aksesorët e tyre, produkte të tjerë transporti, pajisje elektronike, instalime dhe sisteme, komunikimi dhe teknologjia e informacionit, shërbime dhe koncepte të lëvizshmërisë dhe transportit, shërbime bankare dhe sigurimesh, financiare dhe pagesë si dhe ndërmjetësim dhe sigurim i sigurimeve, menaxhimi dhe zhvillimi i pasurive të paluajtshme.

Ford Motor Company, është një shoqëri e regjistruar në Shtetin Delaëare. Aktiviteti kryesor i shoqërisë Ford Motor Company, përfshin projektimin, prodhimin, shpërndarjen, shërbimin dhe financimin e një linje të plotë të makinave për pasagjerë(përfshirë automjete elektrike me bateri dhe hibride) dhe automjete tregtare.

Shoqëria Dr.Ing H.c.F Porsche SHA, është një shoqëri aksionare, me objekt veperimtarie prodhimin dhe shitjen e automjeteve dhe motorëve të të gjitha llojeve dhe të pjesëve dhe asamble për produkte të tilla teknike dhe të tjera, ekzekutimin e punëve zhvillimore dhe ndërtimeve, veçanërisht në fushën e ndërtimit të automjeteve dhe motorëve, konsultimin dhe zhvillimin e përpunimit të të dhënave, si dhe prodhimi dhe shpërndarja e produkteve për përpunimin e të dhënave, tregtimin e mallrave nën përdorimin e të drejtave të markës tregtare, veçanërisht ato me përbërësin “Porsche” si dhe të gjitha çështjet e tjera teknike, ekonomike dhe tregtare, përfshirë shfrytëzimin e të drejtave të pronësisë industriale.

Porsche është pjesë e grupit Volkswagen, plotësisht i kontrolluar në mënyrë indirekte të Volksëagen Aktiengesellschaft, shoqëria mëmë e Grupit Volsfagen. Volsfagen Grup ka në zotërim 3(tre) filialet në Shqipëri: Porsche Leasing SHPK, Porsche Mobility SHPK, Porsche Albania SHPK. Aktiviteti i Grupit VË në Shqipëri, konsiston kryesisht në shitjen e automjeteve të pasagjerëve dhe automjeteve tregtare.

Bayerische Motoren Werke Aktiengesellschaft (BMW) është kryesisht një prodhues ndërkombëtar i automjeteve dhe motoçikletave. Përveç zhvillimit, prodhimit dhe tregtimit të këtyre mjeteve, BMË dhe filialet e tij ofrojnë gjithashtu shërbime financiare për klientët private dhe bizneset.

Shoqëria Target: Shoqëria Ionity Holding GmbH &Co.KG, është një Joint Venture e themeluar nga BMV, Daimler, Ford dhe Porsche në vitin 2017, me qëllim instalimin, funksionimin dhe mirëmbajtjen e një infrastrukture karikimi me energji të lartë të aksesueshme për automjetet elektrike me bateri në të gjithë Evropën. BMV, Daimler, Ford dhe Porsche aktualisht ushtrojnë kontroll të përbashkët mbi Ionity.

Duke patur parasysh objektin e veprimtarisë të shoqërisë Ionity Holding GmbH, tregu përkatës i produktit për qëllim të përqendrimit të njoftuar mund të përcaktohet si tregu për instalimin, funksionimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturave të karikimit për BEV (Bateri Elektric Vehicle).

Për analizimin e këtij rasti, treg përkatës gjeografik do të konsiderohet territori i Republikës së Shqipërisë. Transaksioni i propozuar është përftimi i kontrollit të përbashkët të shoqërisë Ionity Holding GmbH & Co.KG. nga shoqëria Hyundai dhe shoqëria Kia Motors Corporation.

Sipas vlerësimit të Konkurrencës, përqendrimi nuk do të krijojë mbivendosje ose marrëdhënie të rrjedhës së sipërme apo të poshtme midis aktiviteteve të palëve në nivel kombëtar dhe për më tepër, Shqipëria nuk ka as infrastrukturën dhe teknologjinë e nevojshme për të ofruar infrastrukturën e karimit me fuqi të lartë për automjetet elektrike me bateri.

Në konkludim, Autoriteti ka vendosur të autorizojë përqendrimin e realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të përbashkët nga shoqëria Hyundai dhe shoqëria Kia Motors Corporation, mbi shoqërinë Ionity Holding GmbH & Co.KG

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of