Nga Nini MANO
Prodhuesit e bulmetit, “Mireli” e “Erzeni”, biznese në rritje të përvitshme, e mbyllën vitin e kaluar me 7% rritje më shumë për qumështin dhe prodhimet e freskëta dhe gati 20% për djathërat. Ambicia për pronarët e tyre, dy ndër më të mëdhatë në vend, mbetet eksporti jo vetëm në rajon.
Por për ta, problemi kryesor janë fermat, ende pa asnjë standard, qënga sipërfaqet e tokave në dispozicion dhe deri te lloji i ushqimit për blegtorinë. Për ta,kjo situatë nuk mund të vijojë, ndaj kërkojnë masa urgjente dhe kontroll te fermat, deri në pikat e grumbullimit përqumështin.“Ne standardet i kemi të gjitha dhe kemi nisur kontaktet me të huaj, por pengohemi te lënda e parë, që mbetet jashtë kontrollit me fermat dhe lopët. Pa plotësuar kushtin që te toka ku ushqehet bagëtia dhe deri në prodhimin pas përpunimit të vendosen dhe kontrollohen standardet, ne do të jemi të penalizuar për eksport në tregjet europiane”, ngre shqetësimin Sajmir Begaj, bashkëpronar tek kompania “Erzeni”.
Por, rritet importi
Sipas të dhënave nga Ministria e Bujqësisë, nëvend numërohen rreth 360 biznese të përpunimit të qumështit dhe mbi 30 fabrika të mëdha. Këto të fundit kanë 10 herë më shumë kapacitet përpunues nga sa prodhojnë sot për sot, çka flet për diferencë të madhe mes prodhimit të qumështit dhe përpunimit. Sipas të dhënave nga Shoqata e Përpunuesve të Qumështit, vlerësohet se investimet në fabrikat dhe linjat e përpunimit arrijnë mbi 40 milionë euro, ndërsa niveli i lartë i prodhimit të qumështit në fermat e vogla tregon mundësi më të madhe për lëndën e parë për përpunim. Për sa kohë në tregun informal shitet qumësht me bidonë 1.5 litra i pasterilizuar, hapësirat për përpunim legal janë më të mëdha.
Ndërsa zhvillimi i ndërmarrjeve nëvend duhet të frenonte importin e qumështit, të dhënat e tregtisë flasin për rritje të qumështit të papërpunuar. Por përpunuesit e mëdhenj flasin dhe për prodhim jashtë vendit nga disa fabrika, që konkurrojnë në mënyrë të pandershme për më tepër brenda vendit. Kaosi në këtë zhvillim janë fermat e vogla, ku mbi 70% e tyre kanë 1-2 krerë lopë, ndërsa fabrikat e mëdha kanë investime mbi 1 milion euro.
“Mireli”, problem grumbullimi, konkurrohemi nga tregu informal
Për bashkëpronaren e biznesit familjar të kompanisë “Mireli”, Mimoza Caca, ky është problemi kryesor: “Grumbullimi vazhdon të mbetet problem dhe jemi të detyruar të pranojmë furnizime në sasi të ndryshme, rrjedhimisht me çmime të ndryshme. Për furnizimet 50-200 litra qumësht, çmimi i shitjes nga fermerët luhatet në 42-50 lekë/litër”. Për sa kohë kur në treg ka lëndë të parë dhe shumë vështirësi në grumbullim, humbjet për prodhuesit e përpunimit të qumështit do të jenë të mëdha. Megjithatë, në përpjekje për të zgjeruar tregjet e shitjes, pronarët e fabrikave të mëdha vijojnë të rrisin investimet.
Mimoza Caca, bashkëpronare e fabrikës së qumështit “Mireli” në Synej të Kavajës, tregon se këtë vit ka rritur investimet me 26 milionë lekë, ndërsa prodhimi është rritur me 36 milionë lekë më shumë se një vit më parë.
Fabrika “Mireli” nisi që në vitin 1992 biznesin e përpunimit të qumështit me50 kg qumësht, duke mbërritur te një fabrikë moderne në 4000 metra katrorë në tokën e tyre në Synej të Kavajës. Në 23 vjet, familja Caca ka investuar në teknologji moderne dhe sot grumbullon qumështin nga Synej deri në kufi me Beratin, përfshirë fshatrat e mëdha si Cerma, Rrogozhina, Divjaka,etj. Në fabrikën e madhe me dy kate, nis dhe përfundon cikli i përpunimit të qumështit dhe nënprodukteve të tjera me teknologji moderne, nga pranimi dhe analizat e pritjes së qumështit me teknologjinë italiane AVA, repartin e ftohjes dhe përpunimit, pasterizatori FRAU dhe një dyqan tregtimi. Mimoza Caca tregon se një pjesë e mirë e blerësve janë kosovarët me banesa në bregdetin e Durrësit, që i përdorin në verë e dimër, ndërsa pikat e shpërndarjes së prodhimit nisin nga Shkodra deri në Vlorë. “Neprodhojmë 15 lloje nënproduktesh qumështi si: Mozzarela, djathëra të llojeve të ndryshme kaçkavall, kos me përqindje të ndryshme yndyre, qumështi, gjalpi, ricotta”, tregon ajo llojshmërinë e produkteve të markës “Mireli”, fabrika, që zotëron certifikatën e cilësisë ISO Hassap.
Problemi më i madh për prodhuesen mbetet konkurrenca e pandershme, me ndikim te shitjet, ndërsa ende mungojnë zgjidhjet ligjore. “Në këto kushte,edhe pse duam paketimin e linjës ‘Tetrapack’, prodhimet nuk ecin si duhet në treg, se kartoni kushton dhe njerëzit vijojnë për zakon të blejnë qumështin me bidon. Që pas vitit 2005 jemi penalizuar duke paguar 20% TVSH për lëndën e parë, ndërsa tregu informal i shitjes të qumështit me bidonë kudo, na konkurron padrejtësisht. Si biznes, shteti jo vetëm që nuk na shikon si partner, por as nuk po ndihmon. Ne kërkojmë ndihmë nga shteti në drejtim të marrjes së masave për të favorizuar prodhimin vendas meçmime të referencës, si në gjithë botën”, tregon shqetësimet Mimoza.
Pronarët e fabrikës “Mireli” shpresojnë te paketa e re fiskale dhe strategjia e re për bujqësinë, sepse tashmë që fabrika e tyre e certifikuar me standardet e BE-së është e gatshme të dalë në eksport. Por që nuk mundet sepse fermat blegtorale sado të vogla, janë ende larg standardeve në rritjen dhe ushqimin e blegtorisë. “Ne e sigurojmë lëndën e parë këtu, por tregu shqiptar i qumështit ende nuk futet dot në tregjet e BE-së”, thotë Mimoza Caca.
“Erzeni”, urgjent zbatimi i paketës së re fiskale. Duam eksport
Familja Begaj në Samaticë të Beratit në vitin 1992, falë nismës së të zonjës së shtëpisë, me 16 dynymë tokë dhe 4 lopë, nisi si biznes familjar në dy magazina të vogla prodhimin e djathit dhe gjalpit menjë linjë të vogël prodhimi, për të mbërritur sot te fabrika moderne e përpunimit të qumështit “Erzeni”. Në vitin 1996, Isuf Begaj zgjeroi biznesin me mjedis të madh e kushte shumë të mira për përpunim qumështi për djathë e gjalpë e shitjet direkt në tregun e qyteteve pranë dhe regjistroi biznesin, duke zgjedhur emrin e njërit prej pesë djemve, Erzen, emër lumi, që për familjen solli mbarësi. Me kursimet vit pas viti, rriti investimet bashkë me fabrikën, ku u shtua prodhimi i kosit dhe tregu deri në Vlorë, një zonë që për familjen solli fabrikën e dytë në një mjedis në fshatin Kotë, e orientuar kryesisht për përpunimin e qumështit të të imtave për djathë kaçkavall, dele dhe dhie. Sot, të pesë djemtë e familjes Begaj drejtojnë secili nga një drejtim në dy fabrikat dhe magazinën e madhe moderne në Tiranë.
Drejtuesi i fabrikës “Erzeni” në Samaticë, Erzen Begaj, shpreson tek zbatimi urgjent i paketës fiskale të bujqësisë, që mund të ndezë “dritën jeshile” për arritjen e standardeve europiane për lëndën e parë: “duhen urgjentisht ndërhyrjet për të mbështetur me subvencion fermat e prodhimit të qumështit, pasi kostoja e prodhimit është shumë e lartë e për pasojë, nuk mund tëarrihet standard në cilësi dhe sasinë e qumështit”. Si një prej prodhuesve të fabrikave të përpunimit të qumështit, Begaj shton: “Për ne është e nevojshme të vihet urgjent në funksion paketa e bujqësisë, prej nga kërkojmë barazim të TVSH-së shitje-blerje dhe subvencion për lëndën djegëse, solar e gaz për kaldajat”.
Ai tregon problematikat urgjente në industrinë e përpunimit të qumështit dhe fermave blegtorale, ku kryesor mbetet çmimi i lartë i qumështit. E konsideron “emergjencë kombëtare” situatën në blegtori dhe të pamundur të vazhdohet kështu. “Shteti duhet të kontrollojë gjithë njësitë e përpunimit të qumështit, sepse gjendja e shumicës është jashtë çdo standardi, sjellin konkurrencë të padrejtë në treg, përveçse janë jashtë çdo taksimi. Urgjent duhet të pajisen me TVSH, se nëse vihen nën kontrollin shtetëror, vetëm prej tyre shteti fiton minimalisht 9.000.000 lekë/vit. Por është detyrë e shtetit që të ndalojë shitjen e qumështit të papasterizuar në rrugë a dyqane. Jo vetëm që është konkurrencë ilegale, por dhe rrezik seriozpër shëndetin e konsumatorit mbi rreziqet e një qumështi të pakontrolluar, plot rreziqe, që sjell ambalazhi mbledhur në kazanë, e deri te niveli i lartë i antibiotikut prej mjekimit të pakontrolluar të lopëve. Çdo qytetar që ble këtë lloj qumështi është i painformuar për njëprodukt të pakontrolluar. Ne qumështin e blejmë te fermeri, por kontrolli i cilësisë së tij është shumë i madh, ne shpenzojmë çdo ditë 15 mijë lekë në ditë për nivelin e antibiotikut, sepse ndodh që ka fermerë që e bëjnë këtë dëm.
Sot fabrika grumbullon qumështin nga 2000 ferma në gjithë zonën nga Berati, Myzeqejae vogël, Patosi, Semani, Libofsha, ku ofron çmimet më konkurruese në tregun vendas në blerjen e qumështit, çka u ka siguruar vijimësi në furnizim dhe prodhim në fabrikë me 40 lloj produktesh të ndryshme. Investimet moderne në teknologji për prodhim, magazinë frigoriferike, kanë rritur aktivitetin dhe në fabrikën në Kotë të Vlorës, kupërpunohet qumështi i të imtave për prodhim djathërash të deles, dhisë e kaçkavall disa llojesh. Brenda vitit të fundit, investimet në linjat e reja të përpunimit arrijnë në gati 1 milion euro, duke kapur një stad të rizhvillimi me teknologjinë më të fundit italiane “Reda”, ende e re edhe në Europë, që ka rritur cilësinë e produktit në parametrat e standardeve më të mira të cilësisë si në yndyrë, heqjen deri në mbetjet më të imta, bakteriofuga, etj. Ndërsa fabrika në Samativë përpunon prodhimet e freskëta, në Kotë stazhionohen djathërat.
Prodhimi vjetor i qumështit në dy fabrikat arrin në 1,4 milionë litra qumësht, por pronarët nuk janë të kënaqur sepse kanë kapacitet përpunues shumë më të madh me teknologjitë e instaluar.
Sajmir Begaj, një nga pesë djemtë e familjes Begaj në Samaticë, menaxhonfilialin e shitjes të kompanisë “Erzeni” në Tiranë. “Në 2006, me kredi bankare, ndërtuam pjesën e re në fabrikë, futëm pajisjet e reja, si kaldaja, linja e pasterizimit, që rriti standardin, makineritë e paketimit, rritëm prodhimin në treg dhe ecëm duke kapur në vitin 2008 dhe tregun e Tiranës dhe deri më sot, në gjithë vendin, ku furnizojmë sistemin e restoranteve në qytetet kryesore. Në 2009-n instaluam një makineri automatike për paketim dhe sot kuptojmë se çdo investim,çdo vit, ka rritur fabrikën këtu ku është sot dhe me treg në gjithë Shqipërinë me certifikatën ISO për fabrikat dhe produktet me markën ‘Erzeni’ edhe me ndihmën e programeve gjermane”, tregon ai rritjen e biznesit familjar, ndër më kryesoret në Shqipëri për prodhim dhe cilësi.
Për të, informaliteti është dëm monetar. “Gati 90% eprodhuesve janë biznes i vogël, jashtë çdo lloj kontrolli fiskal, ndonëse qumështin e marrin njëlloj si ne. Ndryshimi është se ne kemi investime që nxjerrin produkt të standardizuar, ata vijojnë me prodhim artizanal, pra ka konkurrencë të pandershme në treg, ku dëmin më të madh e paguan prodhuesi i madh. Ne kemi investime, paguajmë energjinë, kurse të vegjlit deri dhe zjarrin për prodhim e bëjnë duke djegur goma të vjetra. Edhe ne, qumështin e blejmë te fermeri, por kontrollin e cilësisë e kemi shumë të madh, ne shpenzojmë çdo ditë 15 mijë lekë në ditë për nivelin e antibiotikut në qumësht dhe kjo nuk është kosto e vogël që na faturohet ne për të mbajtur standardet”, tregon ai.
Ambicia për pronarët e fabrikave “Erzeni” mbetet të kapin eksportin dhe jo vetëm në rajon, por problemi kryesor gjendet te fermat. “Këto ende janë jashtë kapjes së standardit, që me sipërfaqet e tokave në dispozicion, ashtu dhe llojit të ushqimit për blegtorinë e trashë apo të imët dhe kjo situatë nuk mund të vijojë, sepse na pengon ne në eksport. Urgjent kërkohet të merren masa me strategjinë e grumbullimit, ku qumështi mbetet më delikati. Ne standardet i kemi të gjitha dhe kemi nisur kontaktet me të huaj, por pengohemi te lënda e parë, që mbetet jashtë kontrollit me fermat dhe lopët. Pa plotësuar kushtin që te toka ku ushqehet bagëtia dhe deri në prodhimin pas përpunimit të vendosen dhe kontrollohen standardet, ne do jemi të penalizuar për eksport në tregjet europiane”, ngre shqetësimin Sajmir Begaj.
Qeveria rrit fondet për subvencionim- përfitues dhe blegtorët
Krahasuar me vitin 2013, sivjet qeveria ka dhënë 70% më tepër fonde në dispozicion të fermerëve, me vlerë 12 milionë euro, ku 40% më shumë janë për subvencione për pagesat direkte të fermerëve, kryesisht për prodhimet me avantazh konkurruese në treg me produktet e rajonit dhe Bashkimit Europian, si mishi i qengjit, kecit, qumështi i dhisë, djathërat.
Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ka pranuar shkallën e informalitetit në sektorin bujqësor, ndaj dhe shprehet se “një nga prioritetet e skemave mbështetëse është formalizimi i prodhimit, duke insistuar në mbështetjen e skemave të orientuara drejt rezultatit”. Për këtë ministri, tashmë sfida mbetet edhe për pikat e grumbullimit, si mundësi për formalizim të bujqësisë dhe regjistrim si subjekt. Ministria e Bujqësisë e ka tashmë planin për të nisur kontrollet e cilësisë dhe sigurisë direkt në fermë, te lopa për qumështin dhe mishin,sëmundjet infektive, ushqimi, zinxhiri i marrjes së prodhimit, shpërndarjes deri te tregjet dhe konsumatori.
Në gjithë vendin, sipas statistikave,numërohen500 mijë krerë gjedh dhe të imta në tërësi 4 milionë kokë, ndërsa në vitet ‘30, Shqipëria mbante vendin e parë në Europë për këto kafshë, duke lënë pas Zvicrën dhe Bullgarinë, sipas Institutit Ndërkombëtar të Romës.
Me paketën e re fiskale, me ndërhyrjen në Ligjin e TVSH, barazohet kjotaksë në blerjen dhe shitjen e produkteve bujqësore në vlerën 20%, prej nga përfitojnë në blerjen dhe shitjen e produkteve bujqësore dhe stimulohet blerja e produkteve vendase, rritet formalizimi.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Pershendetje ! Nuk e di a asht me vend qe po ju shkruaj un per dike tjter. Per padrejtesit qe po ju behen fshatarvete ngrat .dje ishate nji eafer e imja ne fshati Gllogovic. Ajo ka shum qumsht nga lopt shum te mira , po te gjithve aty u mret qumshti nga nji person , qe edhe deri pra disa mujve edhe ktyre u ka mar , tani aj zoteria aty ka lon dhete gjithveu mer qumshtin e asaj jo, jetojn me shum halle e derdhin qumshtin se nuk kan qka mei ba , A thu ka drejtsi dikunneket Kosov… Read more »