Ndërtimi ka vijuar rritjen duke shënuar shifra pozitive si përsa i përket shitjeve neto, prodhimit dhe numrit të të punësuarve. Ndërkohë që rritja e pagave ka qenë në ecuri modeste. Shifrat zyrtare të Institutit të Statistikave për treguesit tremujorë mbi prodhuesit e të mirave, raportojnë një ecuri pozitive të indekseve edhe në industri ndërkohë që energjia elektrike, gazi dhe avulli kanë ecur në drejtim të kundërt duke regjistruar rënie si në shitje edhe në prodhim.
Industria
INSTAT raportoi se indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 4,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 5,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie 1,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 6,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Energji elektrike, Gaz, Avull
Lidhur me këto sektorë Indekset e treguesve në aktivitetin Energji elektrike, Gaz, Avull, në tremujorin e parë 2019, paraqiten si më poshtë :Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 7,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, Indeksi i prodhimit në volum shënoi rënie 39,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie 2,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 2,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Furnizimi me ujë, Trajtimi dhe menaxhimi i mbetjeve
Indekset e treguesve në aktivitetin Furnizimi me ujë dhe Trajtimi e menaxhimi i mbetjeve, në tremujorin e parë2019, paraqiten si më poshtë: Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 11,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, indeksi i prodhimit në volum shënoi rënie 0,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie 3,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 4,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ndërtim
Indekset e treguesve në aktivitetin Ndërtim, në tremujorin e parë 2019, paraqiten si më poshtë: Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 4,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 3,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 2,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 1,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.