Prodhuesit shqiptarë të fruta perimeve kërkojnë tregun europian

11/02/2019 5:16 PM 0 komente

Me moton “Prodhimet e freskëta shqiptare janë të parat në treg” eksportuesit shqiptarë të fruta-perimeve morën pjesë në panairin ndërkombëtar FRUIT LOGISTICA​ në Berlin në datat 6-8 shkurt 2019!

15 kompani shqiptare të mbështetura edhe nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, projekti i qeverisë zvicerane RisiAlbania dhe GIZ ishin pjesë e panairit më të madh për tregtimin e fruta-perimeve, duke ekspozuar vlerat e produkteve shqiptare për të siguruar kontrata të reja.

Panairi shërbeu si një mundësi e mirë për komapnitë shqiptare për të takuar kompanitë e mëdha eksportuese, për t’u ballafaquar me kërkesat dhe nevojat e tregut sa I takon cilësisë së produktit.

Kompanitë Shqiptare të përfaqësuara nga kompani që eksportojnë Fruta perime si Gështenja, Mollë, Domate, Speca, Trangull, Hudhra, Shalqi etj realizuan rreth 200 takime midis kompanive shqiptare dhe blerësve potencialë, me ofrues të teknologjive të përpunimit, paketimit dhe ruajtjes së fruta perimeve.

Komanitë patën mundesinë për tu njohur me kerkesat e tregjeve me vlere të lartë si Gjermania, Austria, Zvicra etj, ku një nga certifikimet e kerkuar shpesh është GlobalG.A.P, certifikim i cili është krijuar nga rrjetet e supermarketeve të mëdha në Europë. Disa prej përfaqësuesve të kompanive të mëdha që furnizojnë rrjetet e supermarketeve shprehën interes për të vizituar Shqipërinë së shpejti.

Pjesmarrja në panair, përgatitja dhe potenciali i kompanive ka ardhur drejt përmirësimit. Së shpejti kompanitë do të takohen së bashku për të diskutuar mësimet e nxjerra, përmirësimet e mundshme që mund të bëhen në panairin e rradhes

“Kompanitë dhe fermerët shqiptare duhet te çertifikohen dhe të rrisim standartet e produkteve për të qenë konkurrentë në treg. Ekportet shqiptare po rriten nga viti në vit në sasi dhe ne duhet të punojmë me plane afatgjata që do të orientojnë zhvillimin e bujqësisë shqiptare, duke investuar në cilësi dhe marketing për të siguruar edhe rritjen e fitimeve për fermerët” – u shpreh Zv.Ministri I Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Z. Dhimo Kote .

Mbi 3,200 pjesëmarrës nga 90 vende të botës që nga prodhuesit e deri tek tregëtarët prezantuan në këtë panair prodhimet, shërbimet dhe zgjidhjet teknologjike që ofron sot ky sektor.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of