Një vit i ri sigurisht nis me premtimet për ndryshime dhe për mundësi të reja në fusha të ndryshme të jetës. Pas një viti mjaft të vështirë si 2020 ndoshta nuk ka shumë për të shpresuar, ndikuar kjo nga pasiguritë e shumta të ofruara prej vitit që sapo lamë pas.
Të dhënat administrative të INSTAT, tregojnë se me gjithë përmirësimin në tremujorin e tretë, punësimi është shumë larg niveleve të parakrizës. Në fund të tremujorin të tretë 2020 kishte rreth 30 mijë të punësuar më pak në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
TTregu i punës do të jetë aktiv për ato profesione që janë më të nevojshmet dhe që një periudhë e vështirë si pandemia i vuri më në pah. Sot pas provës se puna mund të zhvillohet edhe online, në termat e rinj të tregut të punës po mendohet edhe alternativa e zyrës në distancë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ri-publikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit original.