Programet e BB më të vlefshme në stabilitetin fiskal dhe sektorin financiar, por më pak efektive në transport dhe energji

06/01/2021 11:00 PM 0 komente

Mbështetja e Grupit të Bankës Botërorë në Shqipëri ishte efektive në përmirësimin e menaxhimit fiskal, mbrojtjen sociale, forcimin e sektorit financiar, menaxhimin e mbeturinave dhe ujitjen, por ishte më pak efektive në përmirësimin e kushteve për zhvillimin e sektorit privat, menaxhimin e energjisë dhe rrugëve, regjistrimit të tokës dhe pronës, shëndetit dhe ujit dhe shërbimevesanitare.

Ky vlerësim për misionin e Bankës Botërore në Shqipëri u dha në analizën e fundit të Grupit i Pavarur i Vlerësimit (IEG), një njësi e pavarur brenda Grupit të Bankës Botërore e ngarkuar për vlerësimin objektiv të veprimtarive të BB duke përfshirë Bankën Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD) Shoqatën Ndërkombëtare të Zhvillimit (IDA).

Grupi i pavarur i Vlerësimit theksoi se programi i Bankës mund të kishte qenë më selektiv në angazhimet e tij. Gjetjet sugjerojnë se puna analitike duhet të përdoret më gjerësisht për të ndërtuar konsensusin dhe kapacitetin për reforma, dhe huadhënia e re duhet të jetë më selektive.

Drejtimi në çështjet globale është një shtyllë thelbësore e strategjive të Grupit të Bankës Botërore. BB përdor fuqinë për të udhëhequr ose dhënë hua për mbështetje mbi shumë sfida globale. Kërkesat për tu asistuar nga BB janë rritur në të gjithë botën për shkak të kombinimit unik të pikave të forta dhe aftësisë për të punuar në të gjithë sektorët. Banka Botërore ka aftësi për të kanalizuar financimin dhe për të aplikuar instrumente inovativë financiarë, kapacitete të larta kërkimore si dhe ka rekorde të forta të përformancës.

Por pavarësisht nga një histori e fortë suksesi, Grupi i Bankës mund të përmirësohet më tej thuhet në raportin e pavarur të nga (IEG). Vlerësimi zbuloi se Grupi i Bankës ka të ngjarë të jetë efektive duke adresuar krizat ose nevojat urgjente dhe kur çështja përputhet mirë me qëllimet dhe mandatet thelbësore të Grupit të Bankës.

Programet e Bankës ka gjasa të jetë efektive kur kombinohen fort ekspertiza dhe përvoja, dhe kur iniciativat kanë objektiva të qarta dhe kur janë të lidhura me programet e vendit.

Grupi i Bankës Botërore ka filluar punën në Shqipëri në vitin 1991 dhe ka mbështetur një sërë projektesh duke synuar zbutjen e menjëhershme të varfërisë dhe sigurimin e mjeteve të qëndrueshme dhe zhvillimit afatgjatë për të nxitur rritjen e mëtejshme.

Roli i BB kryesisht është orientuar drejt vendeve në rrugën e zhvillimit dhe në veçanti të vendeve më pak të zhvilluara, në drejtimet si edukimi, bujqësia industria, shëndetësia, etj. Ajo u akordon hua me norma preferenciale vendeve anëtare që ndodhen në vështirësi.

Këto hua ajo i kushtëzon me ndërmarrjen e politikave të rregullimit struktural, si për shembull kufizimin e korrupsionit, mbajtjen e një ekuilibri buxhetor ose lehtësimin e një situate emergjente. Me huat e akorduara, ajo gjithashtu financon projektet e organizatave jo qeveritare dhe kryerjen e kërkimeve në raport me zhvillimin e çdo vendi. BB mat treguesin e zhvillimit njerëzor (IDH) në vende të ndryshme e zona gjeografike dhe bashkë me UNICEF-in kryhen studime tematike mbi ujin dhe pastrimin./B.Hoxha

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of