Programi i “Vizave të Arta” ngadalësohet në Greqi, shkak virusi

09/03/2020 1:30 PM 0 komente

Mijëra pronarë të pasurive janë përballur me një realitet shumë të ndryshëm nga ai i vetëm disa javë më parë, pasi efekti i shpërthimit të koronavirusit po ndihet në tregun lokal të pasurive të patundshme, midis sektorëve të tjerë të ekonomisë.

Sipas agjentëve të pasurive dhe aktorëve të tregut, ka pasur një ngadalësim të qartë të interesit të huaj në tregun grek të pasurive, veçanërisht në mesin e blerësve të mundshëm që shpresojnë të marrin një leje qëndrimi në bazë të skemës “Viza e Artë”. Fakti që ky program mbështetet në 70-80 për qind tek investitorët kinezë tregon se ka marrë një goditje të madhe, shkruan media greke Kathimerini.

“Sigurisht që ka një ngadalësim të kërkesave për leje qëndrimi, për shkak të vështirësive në transport kryesisht për investitorët nga Kina, si dhe nga Lindja e Mesme, nga situata e krijuar nga koronavirusi”, konfirmon kreu i firmës juridike Risvas & Partners, Alexandros Risvas.

Ai vlerëson se duke parashikuar përhapjen e koronavirusit, do të ketë një ngadalësim në programin e vizave të arta përgjatë vitit 2020, sidomos në gjysmën e parë të vitit.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of