Programi për furnizimin me ujë, faza e parë 135 milionë USD, BB: Objektivat në tre drejtime

16/11/2020 11:00 AM 0 komente

Programi “Furnizimi kombëtar me ujë i Shqipërisë dhe modernizimi i sistemit të kanalizimeve” i hartuar nga qeveria një vit më parë dhe dorëzuar tek Banka Botërore me kosto prej 862 milionë dollarë, do të shohë fazën e parë të zbatimit.

Në këtë fazë sipas dokumenteve të Bankës janë 135 milionë dollarë që do të shpenzohen në disa drejtime. Nga këto të paktën 75 milionë USD do të jepen nga BB dhe 60 milionë të tjera do të financohen nga qeveria.

Referuar vlerësimit mjedisor dhe social të programit BB nënvizon se janë tre fusha ku do të arrihen rezultate përmes këtij programi. E para është ajo për forcimin e kuadrit kombëtar që ndalet në aktivitetet dhe politikat për investimet publike në sektor. Forcimi i kuadrit do të përfshirë tre nivele institucionesh si Ministria e Infrastrukturës dhe Enegjisë, Enti Rregullator i Ujit dhe Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve. Në thelb do të synohet përmirësimi i kuadrit qeverisës të sektorit.

Objektivi i dytë me një kosto 50 milionë USD synon që të përmirësojë performancën operacionale dhe financiare të shoqërive të ujësjellës kanalizimeve.

Kjo fushë do të shpërblejë zbatimin e masave, proceseve dhe proceseve që përmirësojnë sistemin e ndërmarrjeve të ujit duke përfshirë mjetet moderne të biznesit, sistemet komerciale, matjen e ujit tek familjet, ulja e nivelit të ujit pa të ardhura, efikasiteti i energjisë, rritja e orëve të shërbimit dhe cilësisë së shërbimeve, përmirësimi i qeverisjes dhe ndërtimi i kapaciteteve të fuqisë punëtore, përmirësimi i performancës financiare të shërbimeve, dhe rritja e ndërgjegjësimit të komunitetit dhe angazhimi në sektor, duke përfshirë përdorimin e optimizuar të planit ekzistues të mbështetjes sociale për të varfërit dhe / ose familje në nevojë.

Mbështetja do të konsistojë në atë për COVID-19 dhe performancën bazuar në grante, projekte të eficencës dhe përmirësimit të performancës si dhe paketa inentivuese për procesin e rajonalizimit, pra kur bashkohen disa ujësjellës në një të vetëm duke tentuar rritjen e performancës.

Fusha e tretë ku priten rezultate është ajo e mbylljes së hendekut drejt qasjes universale në shërbimet e furnizimit me ujë. Kostoja e saj llogritet në “Kjo do të mbështesë ndërtimin, rehabilitimin dhe mundësimin e furnizimit me ujë në zonat ku nuk është ky shërbim ((përfshirë zonat rurale). Pritet që Programi të mund të sigurojë financim për rreth 10,000-12,000 lidhje të reja familjare (duke përfituar rreth 40,000-50,000banorë), që do të thoshtë mbyllje e hendekut ekzistues të mbulimit me rreth 3%” vlerëson BB./N.Maho

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of