Projektet në ndërtim në Tiranë

05/03/2019 2:46 PM 0 komente

Projekti Book Building Tiranë

Godinë polifunksionale 4, 5, 11 dhe 21 kate, me 3 kate nëntokë Book Building ndërmjet rrugës 28 Nëntori dhe rrugës “Abdi Toptani”, me subjekt zhvillues Techno-Alb sh.p.k. Projekti parashikon ndërtimin e tre objekteve me lartësi 3, 4, 10 dhe 20 kate, me një sipërfaqe mbi 40 mijë metra katrorë.

MET Building Tirana

MET Building Tirana është projekti për një ndërtesë të re komerciale dhe rezidenciale në zemër të Tiranës, e cila është konceptuar si një pikë referimi për qytetin. Projekti MET Building Tirana do të plotësojë hapësirat e lira të zonës qendrore të Tiranës, duke përfunduar procesin e rizhvillimit urban që është aktualisht në proces. Brenda një blloku të plotë me ndërtesa dhe funksione prestigjioze, dizenjimi i ndërtesës së re i kushton vëmendje të veçantë shtëpive në natyrë dhe arredimit të jashtëm. Projekti i MET Building Tirana do të jetë një kullë 12-katëshe, fasada dhe tarracat e së cilës do të jenë të gjelbëruara.

Eyes of Tirana

Eyes of Tirana është projektuar si një ndërtesë e madhe, 26 kate e lartë në 55.444 m². Punimet për ndërtimin e kullës pritet të nisin këtë vit. Godina do të operojë si hotel nga Marka ndërkombëtare e hotelerisë Melia, teksa zhvilluesi në Tiranë është Edil Al.

Tirana Forever Green

Pas disa kohësh pezullimi, punimet kanë nisur për objektin 20- katësh në afërsi të qendrës përballë Kishës Ortodokse, e cilësuar Tirana Forever Green. Objekti, tani një karabina, zë një sipërfaqe prej më shumë se 12.400 m² dhe ka 20 kate, në të cilat katër nëntokë. Kulla do të ketë 4 nivele parking nëntokësor, hapësira komerciale, dyqane, 7 nivele zyra, 8 nivele banimi dhe një hotel super luksoz, me një investim 25 milionë euro.

Down Town Albania

Down Town Albania, tek ish-parku i lodrave për fëmijë “7 xhuxhat”, një kullë me 40 kate, me funksione të ndryshme të ndara sipas kateve, ku 2912 m² të kateve të para do të shërbejnë si hapësira komerciale. Në katet që vijojnë do të jenë të lokalizuara ambientet e zyrave, me një sipërfaqe prej 21840 m². Në katet e sipërme, për të ofruar pamjet më të mira nga lartësia e kullës, janë pozicionuar banimet me një sipërfaqe rreth 26208 m². Punimet po kryhen nga një prej firmave më të mëdha në vend, Kastrati, ndërsa pak kohë më parë, Balfin, grupi më i madh në vend, u tërhoq nga ndërtimi i kullës “Down Town Albania”.

Projekti Vaqari

Dy kulla 20-katëshe “Projekti Vaqari” në mes të rrugës “Jordan Misja” dhe Bulevardit të ri. Kullat do të ndërtohen nga kompania Kontakt sh.p.k., e cila gjithashtu e ka paraqitur zyrtarisht projektin.

Greenside out

Një kompleks i ri me banesa, dyqane dhe zyra luksoze është projektuar të ndërtohet në Rrugën e Durrësit. Godina, e cila është emërtuar “Greenside out”, është projektuar nga studio holandeze JA, për llogari të kompanisë shqiptare të ndërtimit Eurocol.
Sipas të dhënave të projektit, objekti do të shtrihet në një sipërfaqe 9600 metra katrorë, me 4 godina të ndërlidhura, ku 3000 metra do të përdoren për parking.

Kubi i Bllokut

Ka nisur nga ndërtimi një ndërtesë e ngjashme në zonën e Bllokut e cilësuar, “Kubi i Bllokut”, një projekt i arkitektit italian Boeri. Objekti, për të cilin tashmë themelet janë hapur, do të jetë multifunksional, me hapësira tregtare, bare dhe restorante, zyra etj. Kompania zhvilluese është INVEST SOCIETY sh.p.k. – project manager: Ermal Hasa.

WEST Residence

Godinë polifunksionale WEST Residence 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8 dhe 9 kate, në rrugën “Ibrahim Rugova”.

Kulla Pyll

Në Rrugën e Kavajës, në Tiranë, aty ku më parë ishte vendosur godina e Muzeut të Shkencave të Natyrës do të ndërtohet një kullë 24-katëshe, në formën e një pylli vertikal. Kulla po ndërtohet nën trendin e ri të arkitektit italian, Stefano Boeri, ku ndërtesa nga fillimi në fund do të dominohet në pamjen e jashtme nga gjelbërimi. Kulla po ndërtohet nga kompania “Nova Construction 2012”. Godina ka formën e germës L, ku pjesa më e gjatë është me 24 kate, e cila lidhet nëpërmjet një 4-katëshi me një kullë tjetër 19-katëshe. Ndërtesa është dedikuar më së shumti për qendër tregtare, teksa katet më të larta të saj do të jenë me apartamente.

Kulla pyll 21 kate

Kulla pyll me 21 kate do të zhvillohet nga Gener në afërsi të stadiumit “Qemal Stafa”.

Emerald Center

Godinë banimi dhe shërbime 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10 dhe 11 kate me 3 kate parkim dhe ambiente shërbimi nëntokë. Projekti që do të jetë në katër kate qendër tregtare po ndërtohet në rrugën “5 maji” nga shoqëria “NATSKY” SH.P.K.

Kulla te stadiumi

Kulla tek Arena Kombëtare, ose kulla e përfshirë në stadium që do të operohet nga Marriot International si hotel. Lartësia e saj do të jetë 24 kate mbi tokë.

 

REZIDENCAT E MËDHA

 

Rezidencat Lakeview

Projekti përfshin ndërtim për banesa me një sipërfaqe që përfshin 129,000 m² tek Rruga e Kosovarëve në afërsi të Kopshtit Zoologjik. Projekti do të zhvillohet nga kompania Gener 2.

Tirana Festival City

Kompania Matrix Konstruksion ka shpallur planin për të ndërtuar kompleksin me 49 kulla banimi në zonën e Laprakës përballë Doganës së Tiranës. Projekti në emërtimin “Tirana Festival City”, i publikuar në adresën http://matrixkonstruksion.com/project/tirana-festival-city/) raportohet si një projekt në ndërtim nga kompania Matrix. Sipas të dhënave, projekti përbëhet nga 49 Kulla Rezidenciale dhe është vendosur në një zonë tregtare përballë Rrugës së Durrësit, 2 km nga Qendra e Tiranës dhe 12 km nga aeroporti “Nënë Tereza”.

Mangalem 21

Kompania “Kontakt” është duke zhvilluar një projekt të ngjashëm me mbi 33 kulla, i cilësuar si “Mangalem 21”. Projekti ka nisur të zhvillohet. Kompania “Kontakt” njofton se çmimet e apartamenteve në “Mangalem 21” do të jenë 700 euro metër katror dhe ato të dyqaneve 1150 euro për metër katror.

Square 21

Më tej, në Rrugën e Kavajës, kompleksi Square 21 është në nisje. Ai është konceptuar si një bllok banimi me shumë ndërtesa, me lartësi të ndryshme, që nisin nga 2 deri në 11 kate.

Turdiu

Rezidencë banimi dhe shërbimesh me 1 kat shërbime tregtare, 11 kate banimi dhe 2 kate parkimi nëntokë tek ish-fusha e Aviacionit me investitor KASTRATI sh.a & A.K sh.p.k.

Fiori di Bosco

Kompleksi është konceptuar me shpërndarje në gjashtë godina individuale, 10 kate secila në 28.000 m² truall. Projekti po zhvillohet në Veri të Tiranës në rrugën “Don Bosco” nga kompania Edil Al.

TIRANA SPLENDOR – Kompleks rezidencial dhe komercial

Truall: 32.000 metra katrorë, me sipërfaqe banimi 167.000 metra katrorë. Klienti Inerte Express Sh.p.k. Kosto e ndërtimit: 60.000.000 €.

Kompleksi Rezidencial Green City

Kompania “Pajtoni sh.p.k.”, që përfiton sipas një kontrate sipërmarrjeje mes saj dhe kompanisë “Mc Inerte” sh.p.k., po ndërton kompleksin rezidencial “Green City”. Në tërësi, kompleksi përbëhet nga 520 apartamente banimi, rreth 100 njësi shërbimesh në katin përdhe, mbi 700 vende parkimi nëntokë, me një sistem të plotësuar rrugësh dhe trotuaresh në të gjithë perimetrin e tij. Rruga “Nexho Konomi” Unazë e Re, Tiranë.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of