Projekti i rindërtimit të Unazës së madhe, nga rrethi rrotullimi i sheshit Shqiponja deri tek pallati me shigjeta do të kushtojë 36 milionë euro. Gjithsej janë 2.2 km rrugë që do të ndërtohen, të cilat janë ndarë në tre lote.
Kosto e tij është rreth 14 milionë euro. Unaza do të jetë rrugë e kategorisë A, pra autostrada me lëvizje të pandërprerë, ndërkohë që do të ndërtohen dhe rrugët dytësore, që do të lidhin lagjet e zonës me Unazën.
Puna do të zgjasë rreth 2 vite sipas ARRSH dhe pritet të nisë javës tjetër. Me përfundimin e punimeve lëvizja e automjeteve në këtë segment do të jetë e njëjtë me lëvizjen aktuale të automjeteve në segmentin tjetër të Unazës, pallati me shigjeta, Komuna Parisit-TEG.
Top Channel
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Ne lidhje me koston nuk mund te prononcohem pasi duhen llogaritje duhen specialiste perkates per vlere e kostos a eshte e argumentuar apo jo.
Por per Tiranen dhe te gjithe ata qe udhetojne me makine eshte nje zgjidhje shume e mire e pa llogaritshme.
Imgjino stresin qe na shkakton kjo rruge sot.