Një vit nga mbyllja e projektit të Rimëkëmbjes së Sektorit të Energjisë që nisi në vitin 2015 si një angazhim i qeverisë shqiptare me financim të Bankës Botërore, një grup i pavarur për llogari të kësaj të fundit ka bërë vlerësimin e rezultateve.
Në një dokument me 18 faqe ky vlerësim saktëson se projekti që nisi me një mbështetje të dakordësuar prej 150 milionë dollarë nga Banka Botërore dhe 50 milionë dollarë nga qeveria shqiptare, në mbyllje të tij në 30 qershor 2021, kushtoi vetëm 84.4 milionë dollarë.
I rishikuar në afatin e mbylljes me 19 muaj nga data origjinale projekti kushtoi pak më shumë se 42% e premtimit fillestar të qeverisë. Për grupin e pavarur, edhe pse aspektet pozitive të arritura në sektor ishin domethënëse, palët kanë nxjerrë edhe mësime që mund të shërbejnë për të ardhmen.
Për shembull diçka e tillë sipas dokumentit lidhet me kompleksitetin e projektit i cili përmbante edhe investime infrastrukturore, edhe reforma thelbësorë në një sektor të rëndësishëm. Grupi i pavarur mbështet idenë e raportit të përfundimit të zbatimit se ndoshta disa elementë të projektit mund të ishin ndarë dhe të financoheshin apo mbështeteshin në mënyrë të veçantë nga kjo.
“Raporti i Përfundimit të Zbatimit përmban përmban gjetje thelbësore të nxjerra nga operacioni. Sugjerimet e mëposhtme janë bërë për të shtuar ose shtjelluar disa nga gjetjet që janë identifikuar tashmë: Financimi i projekteve investues mund të mos jetë një instrument i përshtatshëm për mbështetjen e projekteve komplekse që përfshijnë si investime në infrastructure, ashtu edhe reforma thelbësore të politikave. Projekti i Rimëkëmbjes së Energjisë përmbante reforma të rëndësishme të politikave për zhvillimin e një tregu energjie krahas investimeve në transmetim dhe shpërndarje që e bënë operimin kompleks. Në fund, aktivitetet e reformës u morën nga financues të tjerë. Banka Botërore mund të kishte zgjedhur instrumente të veçanta për mbështetjen e investimeve në infrastrukturë dhe reformave të politikave ose të prioritizuara ndërmjet dy fushave të angazhimit”, thuhet në dokument.
I njëjti dokument nënvizon se çështjet e kapaciteteve që u ngritën me njësinë e zbatimit të projektit mund të ishin menaxhuar më mire, duke forcuar kapacitetet e kësaj njësie jo vetëm për menaxhimin financiar, disbursimet, por edhe në prokurim. Njësitë e zbatimit të projekteve të ndërmarrjeve mund të bëhen përgjegjëse për teknikën specifikimet ndërsa Njësia e Menaxhimit të Projektit trajton pjesën tjetër të funksioneve të prokurimit me një plan për ngritje kapacitetesh dhe transferimin gradual të funksioneve tek shoqëritë.
“Dizenjimi dhe zbatimi i rimëkëmbjes financiare të sektorit të energjisë elektrike kërkon mbështetje në nivele të larta të qeverisë për shkak të çështjeve të politikave ekonomike të lidhura me tarifat e energjisë elektrike, qeverisjen, transparencën dhe llogaridhënia e institucioneve. Pjesëmarrja e nivelit të lartë është thelbësore si në fazën e projektimit ashtu edhe gjatë zbatimit. Në nivel teknik është e rëndësishme që të formulohen plane që përfshijnë si masat dhe masat operacionale edhe të ristrukturimit financiar”, thuhet në dokument.
Link raporti: https://documents1.worldbank.org/curated/en/099145006132235690/pdf/P144029006c4850440b2d90d00503331e3e.pdf
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.