Projekti, Rama: Për 100 ha fermë, japim 1 mln $ për 5 vjet

02/03/2016 9:38 AM 0 komente

“Agro100 (sera)” është programi më i ri qeveritar për trefishimin e sipërfaqes me sera deri në fund të vitit 2017 dhe përdorimin e teknologjive inovative. Kjo paketë e re financiare, së bashku me përftimet nga programi i Fondit Kombëtar të Garancisë në bujqësi synon mbështetjen e eksporteve të produkteve shqiptare, që prej dy vitesh janë në rritje.

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Krutje të Lushnjës, për të zhvilluar një takim me fermerët. Ai i bëri thirrje banorëve të zonës që të investojnë tek serat, sepse impakti pozitiv do të jetë i dukshëm. Gjithashtu, Kryeministri u premtoi fermerëve që do t’i subvencionojë ata, në mënyrë që bujqësia të zhvillohet me tej. Përmes programit “Agro100”, qeveria do të ofrojë mbështetje direkte financiare për ata investitorë që do të ndërtojnë sera nga 10 deri në 100 hektarë.

“Gjatë këtyre dy viteve, qeveria ka mbështetur me iniciativa të ndryshme rritjen e sipërfaqes me sera, e cila, krahasuar me vitin 2013, është dyfishuar. Kjo ka ndikuar drejtpërdrejt edhe në rritjen e eksporteve bujqësore në vitin 2015. Në dy vjet e kemi dyfishuar sipërfaqen e serave dhe kjo ka sjellë një impakt të menjëhershëm në eksport, – tha ai. – Viti 2015 ka pasur një bum të eksporteve dhe një zhvillim shumë pozitiv edhe për tregun e brendshëm. Por tani duam të çojmë më përpara procesin e mbështetjes direkte. Për 10 ha sera, ne do të japim 100 mijë dollarë në 5 vjet. Për 100 ha fermë, do të japim 1 milion dollarë në 5 vjet, mbështetje direkte”, tha Rama.

Gazeta-Shqip

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of