Lideri botëror në tregun e ndërtimit dhe materialeve të ndërtimit furnizoi me mbi 40,000 metra katrorë me xham për ndëtimin e Qendrës Lakhta në Shën Petërburg – një qendër gjigante e cila do të jetë edhe më larta në Europë. Ky projekt pritet të përfundojë në 2018-n.
Qendra Lakhta është një prej projekteve më të mëdha në Rusi. Në këtë kullë do të vendosen zyrat e furnizuesit ndërkombëtar të gazit, Gazprom, si dhe biznese të tjera, restorante, dyqane, apartamente etj.
Kursimi i energjisë ishte kryefjala në ndërtimin e kësaj qendre. Konsumi i energjisë në Rusi e tejkalon nivelin mesatar të harxhimit në të gjithë Europën.
Lakhta është një projket pilot në kursimin e energjisë prandaj edhe për drejtuesit e projektit zgjedhja e llojit të xhamit ishte shumë e vështirë.
Gjigantët e firmës Saint-Gobain u dhanë drejtuesve 3 panelet e xhamave më të mirë në treg. COOL-LITE paneli diellor i dha kullës Lakhta një pamje mbresëlënëse duke lejuar depërtimin e sa më shumë rrezesh dielli, ndërsa kombinimi i PLANITHERM ONE II dhe DIAMANT i mundëson kësaj ndërtese cilësinë më të mirë instaluese për ta ruajtur si të nxehtin ashtu edhe të ftohtin në varësi të stinës. Këto panele janë vendosur në mënyrë të tillë që të krijojnë një hapësirë boshe ndërmjet njëra-tjetrës.
Saint-Gobain ka qenë aktive në Rusi që prej vitit 1990. Kjo kompani lider ka furnizuar me lloje të ndryshme xhamash disa prej projekteve më të rëndësishme në botë, duke përfshirë këtu stadiumin Sochi Ice dhe 5 prej ndërtesave më të larta të Europës.