Operatori italian i sistemit të transmisionit të energjisë elektrike Terna ka hedhur zyrtarisht në punë një kabllo energjie nënujore që lidh Malin e Zi me Italinë.
Kablloja e nëndheshme përfaqëson “urën elektrike” të parë midis Italisë dhe Ballkanit, një lidhje thelbësore e cila do t’i mundësojë Italisë të forcojë rolin e saj si një qendër transmetimi të energjisë elektrike evropiane dhe mesdhetare”,-tha Terna në një deklaratë të lëshuar pasi ndërlidhja u inagurua nga Presidenti Italian Sergio Mattarella dhe homologu i tij malazez Milo Đukanović.
“Mali i Zi do të ketë të ardhura të konsiderueshme bazuar në 20 përqind të aksioneve të operatorit të sistemit të transmetimit të energjisë Crnogorski Elektroprenosni Sistem (CGES) në kapacitetin e përgjithshëm të kabllove. Përmes shfrytëzimit më të madh të rrjetit 400 kV, ne do të zvogëlojmë humbjet e transmetimit dhe do të rrisim nivelin e rezistencës teknike të sistemit energjetik. Në fund të fundit, të ardhurat nga transiti dhe marrja me qira e kapacitetit të transmetimit do të ketë efektin e zvogëlimit të kostove të përdoruesve të sistemit të transmisionit, “-tha Presidenti Đukanović .
Ndërlidhja fillimisht do të lejojë një shkëmbim të dyanshëm të energjisë midis dy vendeve me fuqi 600 MW, i cili do të bëhet 1200 MW kur të vendoset një kabllo i dytë brenda viteve të ardhshme.
Projekti prej 1.15 miliardë eurosh përbëhet nga një ndërlidhje midis Malit të Zi – Itali (kabllo nënujore), ndërtimin dhe përmirësimin e rrjetit të brendshëm 400 kV në Mal të Zi dhe ndërtimin e linjave mbivendosëse 400 kV midis Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjës. Gjatësia totale e linjës së energjisë është 445 km, nga të cilat 423 km janë hedhur në det.
/SEENEWS