Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Fondacioni “Friedrich Ebert” zhvilluan një tryezë për sigurinë dhe mbrojtjen e shëndetit në vendet e punës. Ministria është duke hartuar një projektligj në lidhje me këtë fushë. Aktualisht po merren komente nga palët e interesit. Qëllimi i tryezës të identifikojë mangësitë e mundshme që mund të ketë projektligji në mënyrë që të përmirësohen dhe më pas të eliminohen. Ministria gjithashtu do të analizojë gjendjen aktuale dhe sfidat për arritjen e standardeve evropiane të sigurisë dhe mbrojtjen e shëndetit në punë. Në tryezë morën pjesë edhe përfaqësues të sindikatave, punëdhënës, ekspertë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.