Prokurimi Publik në Kosovë mbetet ndër sektorët ku dyshohet se ka më shumë korrupsion dhe keqpërdorim të parasë publike. Drejtuesi i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, Safet Hoxha, thotë se gjendja në prokurimin publik po shkon drejt përmirësimit. Sipas tij komisioni është duke u angazhuar për luftimin e korrupsionit, por edhe dukurive tjera negative, si favorizimit apo diskriminimit. Këtë sipas tij po e bëjnë falë mbështetjes së mekanizmave ndërkombëtarë. Prokurimi Publik qëndron në mes të administratës publike dhe sektorit privat dhe si i tillë shpesh mund të jetë një zonë ku atakohet nga dukuritë devijuese siç është edhe korrupsioni. Kreu i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, Safet Hoxha, nuk e mohon që ka korrupsion në këtë sektor, por thekson se nuk është në nivelin që pretendohet. “Prokurimi publik ka bërë avancime të mëdha në kuptimin e luftimit të këtyre dukurive, jo vetëm të korrupsionit, por edhe dukurive tjera devijuese që janë në këtë fushë, qofshin favorizimet, diskriminimet etj”. Hoxha thotë se në Kosovë është duke u zhvilluar një betejë e fuqishme ndërmjet atyre që janë të interesuar të vendosin rend e ligj dhe atyre që mendojnë ta devijojnë këtë sistem. Por, sipas tij, gjendja është përmirësuar ndjeshëm, sidomos krahasuar me vitin 2010.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.