Prokurorët italianë kanë urdhëruar një hetim të ri në zyrat e klubit të Juventus, si pjesë e një hetimi që po zhvillohet te klubet e Serisë A, ndërkohë që po analizojnë edhe kushtet financiare të shitjes së Cristiano Ronaldo te Manchester United.
Hetuesit italianë të mashtrimit financiar kryen javën e kaluar një hetim të parë duke kërkuar dokumente që lidhen me shitjen e lojtarëve në vitet 2019 – 2021.
Në gusht, Juventus arriti një marrëveshje për shitjen e yllit portugez te Manchester United për 23 milionë euro, duke përfshirë edhe 8 milionë euro që lidhen me arritjen e objektivave specifike të performancës.
Për rastësi, Ronaldo u bë lojtari i parë në histori që shënon 800 gola në karrierë të nivelit të lartë, kur ai shënoi dy herë për United, në një fitore 3-2 ndaj Arsenalit të enjten, duke e çuar numrin e golave në 801 për klubin dhe vendin.
Ai ka shënuar 686 gola për klubet e Sporting Lisbona, Manchester United, Real Madrid e Juventus dhe 115 për Portugalinë. Pelè e Romario të dy së bashku kanë shënuar mbi 1000 gola, por staticticienët thonë se sulmuesi i Portugalisë është në krye të listës së golashënuesve në garat zyrtare.
/ Inside World Football