Promovimi i vlerave të të rinjve shqiptarë, MFE: Mbështesim aktivitete të tilla

06/12/2020 9:43 AM 0 komente

Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale, me mbështetjen e projektit Shqiptaro-Zviceran të Pronësisë Intelektuale ALSIP, zhvilloi konkursin vjetor me temë “Të mbrojmë të drejtat e Pronësisë Industriale në Republikën e Shqipërisë”, ku morën pjesë nxënësit e shkollave të mesme të kryeqytetit, punimet e të cilëve u vlerësuan nga një juri e posaçme.

Qëllimi i këtij konkursi ishte rritja e nivelit të ndërgjegjësimit te brezat e rinj, si dhe promovimi i të drejtave të Pronësisë Industriale në vendin tonë.
Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin Zëvendësministri i Financave dhe Ekonomisë, Besart Kadia dhe Drejtoresha e Përgjithshme e DPPI-së, Ledina Beqiraj Agalliu.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve u mbajt pranë mjediseve të Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale, duke respektuar masat e vendosura në mbrojtje nga Covid-19. Fituesebpër krijimin më të mirë, u shpall shkolla e mesme “Turgut Ozal”.

Për të promovuar vlerat e të rinjve shqiptarë, si dhe për të nxitur krijimtarinë dhe inovacionin, Ministria e Financave dhe Ekonomisë do të jetë gjithmonë mbështetëse e aktiviteteve të tilla.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of