Aty ku janë përcaktuar si zona zhvillimi planet rregulluese dhe masterplanet e zhvillimit do të detyrojnë pronarët të hyjnë në marrëveshje me investitorët për të zbatuar këto plane urbane. Ndarja e tokës në 20 copë apo 40 copë është çështje pronësie jo çështje e zhvillimit të turizmitSa e pengon zhvillimin e turizmit dhe thithjen e investimeve të huaja dhe vendase pezullimi i shqyrtimit të kërkesave për leje ndërtimi në bregdetin shqiptar?Aktualisht, ekzistojnë dy probleme: Problemi i parë është ai kohor, pasi miratimi dhe zbatimi i ligjit për pronat ërkon kohë. Kjo është arsyeja pse është bërë dhe pezullimi i vendimmarrjes nga ana e Ministrisë së Rregullimit të Territorit dhe Turizmit në tokat shtetërore. Pa dyshim, kjo është një kohë që pengon zhvillimin edhe në fushën e turizmit si për investitorët shqiptarë dhe ata të huaj që kërkojnë të investojnë në këto zona. Aktualisht, është bërë pezullimi i gjithë vendimmarrjes së Këshillit të Zhvillimit të Turizmit në bregdet, ku janë dorëzuar 40 kërkesa për ndërtimin e fshatrave turistikë. Kërkesat më të shumta ka pasur në Gjirin e Lalzit, mbi 30 kërkesa. Në fakt, Ministria e Rregullimit të Territorit e Turizmit sapo ka mbaruar masterplanin e gjirit të Lalzit, por e kemi pezulluar punën për shqyrtimin e kërkesave, si pasojë e zbatimit të ligjit Për kthimin dhe kompensimin e pronave. Rrjedhimisht, kjo është një pengesë, por nuk mund të shmangim këtë kohë, pasi është i domosdoshëm hyrja e tij në fuqi. Në momentin që ligji do të fillojë të zbatohet, do të kthehet nga pengesë e përkohshme në një ndihmesë, sepse do të zgjidhë shumë mosmarrëveshje, duke përcaktuar qartë se cilat janë tokat shtetërore dhe cilat janë tokat që do t u kompensohen pronarëve. Por, edhe për ato toka që janë shpërndarë dhe u kanë kaluar pronarëve, do të zbatohet masterplani përkatës dhe ligji i urbanistikës dhe ai i zhvillimit. Pra, ministria ka plane rregulluese se si do të përcaktohet e çdo të bëhet dhe me këto toka. Kohët e fundit, ka pasur raste që kanë ardhur investitorë të huaj dhe nuk kanë mundur të investojnë pasi nuk gjenden pronarët e vërtetë të tokave në bregdet. Pra, nuk është përcaktuar nëse kjo pasuri është e shtetit, apo e pronarëve shqiptarë. Kjo është një problematikë shumë e madhe për momentin për të pasurit një vendimmarrje të saktë, në lidhje me pronësinë mbi tokën. Në këtë kategori futen ato toka që u janë shpërndarë pronarëve sipas ligjit për tokën, ato që janë dhënë me qira, ato që janë dhënë në përdorim kur ka pasur ferma dhe ndërmarrje shtetërore dhe një pjesë e madhe tokash që janë në ato zona ku janë bërë kthime abuzive të pronësisë. Cilat janë zonat më problematike dhe në cilin vend është abuzuar më shumë me tokën?Ka raste në të gjithë bregdetin shqiptar, por zona më problematike është ajo e Golemit. Ne si institucion kemi miratuar masterplane në qendër të Golemit, por ka qenë i pamundur zbatimi i tyre, sepse në shumicën e rasteve investitorët e ndryshëm janë gjendur para një situate kaotike. Institucioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe veçanërisht komuna ka bërë ndarje të pronësisë në zona që ende me ligj nuk janë ndarë. Pra, gjithë bregdeti shqiptar është betonuar në mënyrë abuzive nga pronarë të paligjshëm, duke mos respektuar asnjë plan urbanistik të studiuar dhe miratuar nga ne. Ekspertët parashikojnë probleme në zhvillimin e strategjisë të turizimit, si rrjedhojë e copëzimit të tokës. Cili është komenti juaj?Studimet urbane dhe masterplanet nuk merren me copëzimet e tokës që janë bërë sipas pronësive. Aty ku janë përcaktuar si zona zhvillimi planet rregulluese dhe masterplanet e zhvillimit do të detyrojnë pronarët të hyjnë në marrëveshje me investitorët për të zbatuar këto plane urbane. Ndarja e tokës në 20 copë apo 40 copë është çështje pronësie jo çështje e zhvillimit të turizmit. Fakti është që pronarët shqiptarë duhet të kuptojnë që të realizosh investime të rëndësishme nuk ka më ndarje nga 500 apo 1000 metër katror. Kur bëhet fjalë për një zonë turistike, duhen 2- 3 hektarë, apo më shumë sipërfaqe që venë deri në 3 mijë hektarë. Nëse ne presim që të vijnë turistë të mirëfilltë nga të cilët shteti apo individi parashikojnë të sigurojnë të ardhura, nuk duhet t u shmangemi planeve urbanistike dhe masterplaneve të integrimit. Nëse do të ndahemi copa-copa, siç është bërë realisht gjysma e bregdetit, nuk do të ketë zhvillim turizmi.Si ka qenë klima e investimeve në fushën e turizmit vitet e fundit?Klima e investimeve ka ardhur gjithmonë duke u rritur nga viti në vit. Këtë vit ka filluar rritja reale e investimeve në fushën e turizmit. Sot nuk bëhet fjalë për firma fantazma, por për firma që kanë arritur fitime reale nga zhvillimi i bizneseve të tyre. Realisht ka pasur interes për investime në fushën e turizmit si nga firma të huaja dhe ato vendase. Për këtë vit, ne kemi shpallur masterplanin për studimin e jugut dhe kanë shprehur interes firma austriake dhe firma turke.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.