Për qeverinë shqiptare pronësia intelektuale është një fushë e rëndësishme që ka një rol të madh në zhvillimin ekonomik dhe social. Gjatë takimit që kryeministri Sali Berisha pati me një delegacion të Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale (WIPO), të kryesuar nga Francis Gurry u shprej se kjo fushë është trajtuar me kujdes e vëmendje të veçantë, janë miratuar ligje që synojnë mbrojtjen e pronësisë intelektuale, e cila prek shumë njerëz e grupe të caktuara shoqërore, si dhe zhvillimet e shpejta demokratike ekonomike.
Nga ana e tij Drejtori i Përgjithshëm i WIPO, Francis Gurry e cilësoi si të rëndësishme strategjinë shqiptare në lidhje me pronësinë intelektuale 2010-2015, duke theksuar se ajo adreson mekanizmat e duhur për të ndihmuar zhvillimin e vendit, për të mbështetur inovacionin, krijimin dhe inkurajon sipërmarrësit dhe të talentuarit për të bërë realitet idetë e tyre dhe për t’i mbrojtur ato. Më tej Berisha theksoi se qeveria ka inkurajuar dhe do të inkurajojë inovacionin, sipërmarrjen dhe krijimtarinë, duke garantuar në të njëjtën kohë mbrojtjen e tyre, si element të rëndësishëm që i nxisin dhe i çojnë përpara këto pronësi intelektuale shumë të vyera.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.