Sot para ndërtesës së Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë do të zhvillohet një protestë e cila ka për qëllim kundërshtimin e tarifës prej 35 % të vendosur për çimenton e importuar.
Këtë protestë e ka organizuar kompania “Besimi Comerce” së bashku me 150 kontraktorët e saj. Edhe pse është kundërshtuar ky vendim i ministres Mimoza Kusari-Lila nga deputetët e Kuvendit dhe kompanitë ai vazhdon të jetë në fuqi.
Vetëm pak kohë më parë në doganë u ndaluan disa kamion të kompanisë “Sharr Cem”, e cila kishte importuar në Kosovë çimento të papërpunuar.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.