Procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste, në legjislaturën 2021-2025 është drejt përfundimit. Numërimi ka përfunduar edhe në Tiranë dhe Durrës.
Më i votuari në rang kombëtar është Kryetari i PS, Edi Rama i cili kandidoi në qarqet Vlorë dhe Durrës, mori rreth 27 mijë vota.
Ndërsa i dyti më i votuar në rang kombëtar është Taulant Balla me mbi 21 mijë vota. Herësi është thyer nga dy kandidatë, Fatmir Xhafa, Ornaldo Rakipi në Tiranë, duke zhvendosur nga listat e sigurta Ervin Bushatin dhe Fidel Yllin.
Lista e Partisë Socialiste vjen me surpriza, pasi kandidatë që nuk kishin shumë lidhje organike me PS-në kanë marrë një numër të madh votash në krahasim me figurat e tjera më të njohura në Partinë Socialiste.
Rezultatet sipas qarqeve janë:
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.