Të investosh në biznesin e veshjeve apo atë të pajisjeve të ndryshme teknologjike
Për vite me radhë kam shkruar artikuj për trendet më të fundit të veshjeve, këpucëve dhe çantave. Kam vizituar industritë dhe atelietë më të njohura në të gjithë Europën për të parë nga afër artin e krijimit të çantave Hermès, veshjeve Kiton, xhinseve Berluti, këpucëve Tod, valixheve Mulberry, xhaketave Private White VC, këpucëve John Lobb Oxfords, pulovrave Brunello Cucinelli dhe shumë e shumë të tjera.
Kjo është njëra anë e medaljes, por kur vjen puna te blerja e tyre, e gjithë kjo situatë ndryshon. Edhe pse unë kam privilegjin për t’i vizituar alelietë më të famshme të botës kur vjen puna tek blerja e tyre, edhe pse dëshira është shumë e madhe për t’i përvetësuar, ndalem disa momente përpara tyre dhe nis e mendoj. Një palë këpucë 750 dollarë, një xhaketë 900 dollarë, një orë 3,000 paund…kushtojnë shumë…vërtet shumë…
Mundohem ta bind veten duke i thënë se ke fëmnijë për të ushqyer dhe se duhet të veprosh me shumë maturi. Por kur bëhët fjalë për një tjetër kategori blerjesh, për pajisjet më të fundit të teknologjisë, e gjithë situata e mësipërme përmbyset.
Nga kompjuteri im i parë (një CPC464 Amstrad), kamera e parë (a Pentax Super) dhe telefoni i parë celular (a Sony Ericsson), unë mund të tregoj çdo periudhë të jetës sime sipas këtyre pajisjeve teknologjike. Nuk e kam menduar dy herë blerjen e pajisjeve të reja. Sapo më krijohej mundësia dhe kisha para në dorë, vrapoja drejt dyqanit më të afërt. Pse? Sepse teknologjia është mjeti më i rëndësishëm i shekullit të 21-të. Ajo të fuqizon. Të përmirëson. Ajo kalon çdo kufi.
Por gjithçka ndryshoi muajin e kalaur, kur m’u duk se pashë një vegim. Veten e gjeta në një prej dyqaneve më të famshëm të pajisjeve të teknolojgjisë së fundit, Apple, teksa kisha shkuar për të ndërruar xhamin e laptopit tim të blerë në më pak se një vit më parë. Shitësi më tha se po të ishte në vendin tim do të blinte më mirë një model të ri sesa të rregullonte këtë model të vjetër (dhe bëhet fjalë për një kompjuter që unë e kam blerë vetëm një vit më parë), “Unë gjithmonë dua modelet e fundit të pajiseve teknologjike”, vazhdoi ai.
Në atë moment më pushtoi një ndjesi e fortë zemërimi, e cila më shoqëron edhe sot dhe më shtohet gjithnjë e më shumë kur rri e vëzhgoj strategjitë e marketingut në këtë treg.
Shumë prej këtyre kompanive të famshme të pajisjeve teknologjike shprehen me entuziazëm dhe bindje të fortë se përvetësimi i produkteve të tyre tregon në radhë të parë personalitetin e atyre që i kanë. Një gënjeshtër e madhe sipas meje, e cila sa vjen edhe rritet vetëm e vetëm për të shitur po të njetin produkt por me një apo dy elemetë të rinj.
Dy javët e fundit i kalova duke rrëmuar në arkivin tim personal të pajisjeve teknologjike, në kërkim të pajisjeve të vjetëruara, (Sanyo!), BlackBerry, Nokias, Thinkpads, iMac, Google Glass, Coolpix e shumë të tjera. Anjëra nuk bën, ose me saktë asnjërën prej tyre nuk mund ta përdorësh në ditët e sotme, vetëm nëse do që të mbetesh në të kaluarën, të diferencohesh nga të tjerët dhe të mos ecësh me hapin e kohës.
Po gjatë po të njëjtave javë, unë nxora nga depoja ime të gjitha çantat dhe veshjet të një epoke më parë. Një pulovër fantastike Giorgio Armani që m’u dhurua kur mbusha 21 vjeç, një palë këpucë klasike që m’u dhuruan për diplomimin tim, një xhaketë Baily e 1970, një xhaketë tjetër Moncler të gjitha të harruara në depo por ama secila prej tyre është një mrekulli më vete dhe më e bukura është që ato mund t’i veshësh edhe për disa vite të ardhshme.
Moda rikthehet! Veshje të disa viteve më parë mund të kthehen ndër trendet më të fundit të momentit. Ndërsa teknologjia është bërë për të qenë e zëvendësueshme. Një i-Phone 7 që kushton sot rreth 900 dollarë, pas gjashtë muajsh apo pas një viti do të hyjë në kategorinë e pajisjeve të vjetra – një anakronizëm i vërtetë.
Pajisjet teknologjike mund të prishen shumë shpejt. Markat e mira u mbijetojnë periudhave të ndryshme.
Burimi: https://www.1843magazine.com/style/software-or-softwear