Pse disa kompani duan që të gjithë punonjësit të kthehen në zyrë

27/05/2021 4:50 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Mënyra se si do të funksionojë fuqia punëtore në botën e post-pandemisë është ende në pikëpyetje

 

Anketat tregojnë se shumë punonjës janë mësuar me avantazhet dhe përfitimet që ofron puna nga shtëpia dhe duan që fleksibiliteti në vendin ku punojnë të vazhdojë edhe pas pandemisë.

Disa kompani kanë njoftuar se do të vazhdojnë të punojnë në distancë, të tjerat planifikojnë një qasje hibride, duke i lejuar punonjësit që të punojnë disa ditë nga shtëpia dhe pjesën tjetër në zyrë. Por ka disa kompani që duan që gjërat të kthehen siç kanë qenë më parë, dhe të gjithë punonjësit të kthehen e të punojnë në zyrë.

“Dua shumë që t’i rikthej të gjithë në zyrë”, tha Sean Bisceglia, CEO i Curion. “Ajo që në të vërtetë po na mungon është krijimtaria, spontaniteti, zgjuarsia dhe të folurit ballë për ballë me kolegët. Curion, një kompani kërkimore produktesh konsumi, ka rreth 350 punonjës në të gjithë SHBA. Rreth gjysma punojnë në objektet e saj të testimit dhe pjesa tjetër në zyrat e korporatës. Objektet e testimit u mbyllën për rreth një muaj pranverën e kaluar, por që atëherë janë të hapura, me punonjësit që kanë rinisur të kthehen gradualisht deri në një kthim të plotë.

“Produktiviteti po rritet shumë, dhe po arrin nivele të mëdha – është e tepërt mendoj unë kur punonjësit dërgojnë email-e në 10:00 të natës ose 1:00 të mëngjesit,” tha ai. “Detyrimisht ne kemi filluar të shqetësohemi për lodhjen e tyre e cila mund të shkojë deri në rraskapitje”, tha ai.

Plani tani është që punonjësit që kanë punë në zyra dhe jo në objektet e testimit të punojnë me rotacion 50% të kohës deri më 1 korrik dhe pastaj të gjithë punonjësit të kthehen në zyrë 100% të kohës nga 1 tetori. Madje, disa punonjës kanë kohë që punojnë në zyrë. Sipas një ankete të kësaj kompanie, 65% e punonjësve dëshirojnë të kthehen në zyrë por me kapacitet jo të plotë. Z. Bisceglia e di shumë mirë që ky tranzicion nuk do të jetë i lehtë.
“Ky vit ka sjellë ndryshime të shumta, por ndoshta ky do të jetë më i vështiri në drejtim të menaxhimit që ne na duhet të bëjmë. Kthimi i punonjësve në zyra do të jetë i vështirë”, tha ai.

Bisceglia pranon që kompania rrezikon të humbasë punonjës pas marrjes së këtij vendimi.
“Ne punojmë në një fushë shumë të specializuar, nuk duam të humbasim punonjës për shkak të këtij vendimi … por mendoj se ia vlen dhe rreziku për të rikthyer kulturën, kreativitetin dhe spontanitetin.” Punonjësit që kishin marrëveshje për të punuar nga shtëpia disa ditë në javë para pandemisë do të vazhdojnë ta bëjnë këtë. Por të gjithë të tjerët do të duhet të kthehen.

Puna nga shtëpia ofron fleksibilitet për punonjësit, por gjithashtu mund ta bëjë edhe më të vështirë për punonjësit e rinj që të fitojnë përvojë nga kolegë më të vjetër pa ndërveprime personale. / CNN

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of