Reklama është në fakt një nga taktikat e marketingut që shoqërohet gjithmonë me një faturë. Por që shpesh edhe nga shumë ekspertë dhe tregtarë konsiderohet edhe si shpriti i biznesit.
Kur bëhet në mënyrë efektive reklama është një pjesë thelbësore e ‘përzierjes’ së biznesit sepse:
- Reklama është i vetmi medium që mund të kontrolloni – në qoftë se ju doni që mesazhi juaj të ‘godasë’ në ditën e lancimit të një produkti nis apo eventi në pritje për tu zhvilluar, ky është i vetëmi mjet që mundeni të kontrolloni plotësisht.
- Reklama ju lejon të synoni vetëm konsumatorët ideale – kur përputhni një mesazh shumë personal për një audiencë shumë të zgjedhur ju siguroni lidhje shumë më të gjera.
- Ajo krijon vetëdijen për përmbajtjen tuaj – forca që drejton një marrëveshje të mirë këmbimi dhe ndërtimi të besimit ditëve të sotme është se përmbajtja edukative e reklamave përfaqëson një mënyrë të mirë për të siguruar atë përmbajtje dhe për të konsumuar ndërsa jeni përpjekur për ta prodhuar.
- Reklama shton besueshmërinë e mesazhit tuaj -Perceptimi se ju mund të përballoni reklamat shpesh mjafton që të shisni dhe rishisni perspektivat dhe klientët dhe e bën më të lehtë të tërhiqni vëmendjen për mesazhin tuaj.
- Reklama përforcon çdo gjë tjetër që jeni duke bërë – Ndërsa përdorni reklamat për të krijuar vetëdije rreth përmbajtjes suaj ju automatikisht krijoni më shumë vetëdijn për çdo gjë që po bëni.