Pse ishujt Fiji janë ndër më të bukurit në botë?

19/07/2019 11:50 AM 0 komente

Fiji, është Parajsa në Jug të Paqësorit e famshme për ishujt tropikalë dhe njerëzit e shoqërueshëm. Fiji është një grup me mbi 300 ishuj të mëdhenj dhe mbi 500 ishuj të tjerë të vegjël. Të gjithë këta ishuj të marrë së bashku formojnë një sipërfaqe prej rreth 194,000 kilometrash katrorë.

Por për këdo që vendos të vizitojë ishujt Fiji është e pamundur që t’i vizitojë të gjithë prej tyre, prandaj më poshtë ne kemi përzgjedhur 10 ndër më të bukurit:

Viti Levu

Viti Levu është ishulli më i madh dhe më i populluar i Fijit, nga ku mund të shquhet edhe laguna Beqa, e cila është shumë e njohur për të gjithë ata që janë të apasionuar ndaj sportit të zhytjes. Por këtu duhet të keni parasysh edhe një fakt shumë të rëndësishëm, ky ishull është gjithashtu edhe ai që ka numrin më të lartë të peshkaqenëve.

Vatulele

Vatulele është një ishull i sheshtë në krahasim me arkipelagun që e rrethon atë. Një ndër veçoritë e këtij ishulli përveç bukurisë së tij është edhe mikëpritja e banorëve të zonës.

Qamea

Qamea është një plazh i vogël por një me bukuri marramendëse. I gjithë perimetri i ishullit është i mbushur plot me surpriza, një pjesë e së cilit përbehet nga shkëmbinj ndërsa pjesa tejtër nga rëra. Nëntori dhe dhjetori janë dy muajt me numrin më të lartë të tursitëve.

Waya

Ishulli Waya është shumë i njohur në mesin e atyre që pëlqejnë ecjet në natyrë. Njëra pjesë e këtij ishulli përbëhet nga një bimësi shumë e dendur, të cilën pushuesit që vizitojnë këtë ishull kanë dëshirë ta eksplorojnë.

Kadavu

Kadavu është një tjetër prej grupit të madhe të ishujve të Fijit i cili është i njohur për botën nënujore shumë të pasur.

Lakeba

Lakeba bën pjesë në grupin e ishulljve të vegjël që ndodhen në kufirin lindor të Fijit. E veçanta e këtij ishulli është se këtu ndodhen vetëm dy shtëpi për turistët, ndërsa pjesa tjetër është e populluar nga 2,000 banorët e zonës.

Nacula

Nacula njihet si një prej ishujve më të bukur në botë. Plazhet e këtij ishulli njihen edhe si plazhe ekologjike, gjë kjo që ia shton dhe njëkohësisht ia mbron atyre bukurinë.

Taveuni

Taveuni është ishulli i tretë më i madh i këtij arkipelagu dhe njihet ndryshe si “Ishulli i gjelbër i Fijit”. Ky ishull ka shumë të pasur faunën e cila përbëhet nga specie të cilat nuk gjenden në ishuj të tjerë. Një prej karakteristikave të këtij ishulli është lulja Tagimoucia.

South Pacific dream beach

 

Caqalai

Caqalai ndryshe njihet si një prej pasurive të fshehura të Fijit. Është destinacioni ideal për të gjithë turistët që e pëlqejnë aventurën.

Monuriki

Monuriki është pjesë e një prej arkipelagëve më të bukur të Fijit, Mamanucasit. I parë nga lart ky ishull duket sikur e ndryshon ngjyrën e tij në vazhdimësi, gjë kjo që krijohet si pasojë e afërisë së tij me vullkane të shumtë.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of