Ka tri shpjegime popullore për nën-përfaqësimin e grave në role menaxhuese, përkatësisht:
(1) ato nuk janë të afta;
(2) nuk janë të interesuara;
(3) janë të interesuara dhe të afta, por të paafta për të “thyer pengesat e padukshme të karrierës”, që duke u bazuar në stereotipe të paragjykuara, pengon gratë që të kenë qasje në radhët e pushtetit.
Konservatorët dhe shovinistët kanë tendencë të miratojnë arsyen e parë; Liberalët dhe feministët preferojnë të tretë; dhe ata të lëkundurit zakonisht të dytën. Por, çfarë ndodh në rast se të gjithë po humbni thelbin e historisë?
Sipas shpjegimit të dhënë nga ekspertët e Harvard Business, arsyeja kryesore për raportin e pabarabartë të të qënit lider femër ose mashkull, është paaftësia jonë që të dallojmë besimin dhe aftësinë. Kjo ndodh, për shkak se ne (njerëzit në përgjithësi) shpesh keqinterpretojmë besimin si shenjë e aftësisë dhe “mashtrohemi” duke besuar se meshkujt janë udhëheqës më të mirë se femrat.
Me fjalë të tjera, kur është fjala për udhëheqjen, i vetmi avantazh që burrat kanë më shumë se gratë është fakti se manifestime të arrogancës – shpesh të maskuar si karizëm apo bukuri – janë zakonisht të gabuara për potencialin e lidershipit dhe këto ndodhin shumë më shpesh te meshkujt se sa te femrat.
Sipas arsyetimeve të bëra të ditura nga studimi i HBR, grupet pa udhëheqës kanë një tendencë të natyrshme për të zgjedhur persona nacizist si udhëheqës. Në të njëjtën linjë, Frojdi argumentonte se procesi psikologjik i udhëheqjes ndodh sepse një grup njerëzish – pasuesit – kanë zëvendësuar tendencat e tyre narcisiste me ato të liderit, të tilla që dashuria e tyre për liderin është një formë e maskuar e dashurisë për veten, ose një zëvendësim për paaftësinë e tyre për të dashur veten e tyre. “Narcisizëm një personi tjetër”, tha ai, “ka një tërheqje të madhe për ata që kanë hequr dorë nga një pjesë të tyre”.
E vërteta e çështjes është që shumë e shumë meshkuj, kudo në botë priren të mendojnë se ata që janë shumë më të zgjuar se femrat. Por arroganca dhe vetëbesimi janë në korrelacion negativ me talentin e lidershipit – aftësinë për të ndërtuar dhe për të ruajtur ekipe me performancë të lartë dhe për të frymëzuar pasuesit të lënë mënjanë axhendat e tyre egoiste, për të punuar për interesin e përbashkët të grupit. Në të vërtetë, qoftë në sport, politikë apo biznes, udhëheqësit më të mirë janë zakonisht të përulur.
Dhe sipas studimeve, përulësia është një tipar shumë më i zakonshëm te gratë se sa te burrat. Për shembull, gratë janë më të avancuara mbi burrat mbi inteligjencën emocionale, e cila është një “shofer” i fortë i sjelljeve modeste. Për më tepër, një rishikim sasior i dallimeve gjinore në personalitetin, studim që përfshin më shumë se 23.000 pjesëmarrës në 26 kultura, ka treguar se femrat janë më të ndjeshme, të vëmendshme dhe të përulura se burrat, e cila është ndoshta një nga gjetjet më pak kundër-intuitive në shkencat shoqërore. Panorama e kësaj çështjeje del edhe më e qartë, kur shqyrton “anën e errët të personalitetit”: për shembull, të dhënat normative, e cila përfshin mijëra menaxherë nga të gjithë sektorët e industrisë dhe 40 vende të botës, tregon se meshkujt janë vazhdimisht më arrogant, manipulues dhe me prirje për rrezik, se sa femrat.
Me pak fjalë, nuk mohohet se rruga e grave në pozita udhëheqëse paraqitet me shumë pengesa, duke përfshirë “një tavan shumë të trashë xhami”. Por një problem shumë më i madh është mungesa e pengesave të karrierës për burrat e paaftë, si dhe fakti që ne priremi të barazojmë lidershipin me karakteristika shumë psikologjike që e bëjnë mashkullin një udhëheqës më të paaftë se femrën. Rezultati është një sistem patologjik që shpërblen meshkujt për paaftësinë e tyre, ndërsa gratë i ndëshkon për kompetencën e tyre, në dëm të të gjithëve.