Pse kompanitë në botë duan ta bëjnë të përhershme punën në distancë

31/05/2021 4:42 PM 1 koment
TEMA TE NGJASHME:

Ka kaluar më shumë se një vit që prej shpërthimit të pandemisë COVID-19, si rezultat i së cilës u mbyllën shkollat dhe vendet e punës në të gjithë botën, duke ndryshuar rrënjësisht rutinën tonë të përditshme.

Por disa mund të argumentojnë se jo të gjitha ndryshimet e shkaktuara nga pandemia kanë pasur një ndikim negativ, veçanërisht në drejtim të punës në distancë.

Në njëfarë mënyre, COVID-19 detyroi shumë kompani që t’i nënshtroheshin një eksperimenti social në shkallë të gjerë, që ishte ai i të punuarit nga shtëpia nëpërmjet telefonit. Dhe rezultati? Disa ndërmarrjeve u është dashur të pranojnë se frika e tyre për rënie të produktivitetit për shkak të punës në distancë nuk ishte aspak e vërtetë.

Në vend të kësaj, shumë po tregojnë përfitimet e këtij stili të ri të jetese: Asnjë udhëtim vajtje-ardhje në punë, ekuilibër më i mirë midis jetës dhe punës dhe më shumë autonomi. Disa kompani shumëkombëshe janë përpjekur që ta bëjnë të përhershme këtë procedure pune, në mënyrë që edhe ata të mund të përvetësojnë përfitimet e këtij sistemi.

I tillë ka qenë rasti me gjigantin e teknologjisë japoneze Fujitsu i cili ka punësuar 80,000 njerëz në të gjithë Japoninë.

 

Ruajtja e ekuilibrit midis punës dhe jetës personale

Kompania po ruan politikën e saj “Ekuilibri mes punës dhe jetës”, duke ofruar fleksibilitet të lartë për punonjësit.”Na është kërkuar të kalojmë në modele të reja të punës, ku punonjësit mund të zgjedhin vetë kohën dhe vendndodhjen më të mirë,” tha Hiroki Hiramatsu, drejtori i Burimeve Njerëzore i Fujitsu.

Z. Hiramatsu beson se në planin afatgjatë, puna në distancë do të fuqizojë gratë në vendin e punës dhe gjithashtu do të ndihmojë në ringjalljen e komuniteteve rurale. “Nga pikëpamja e korporatës, ne mund të punësojmë talente të ndryshme pavarësisht nga vendndodhja dhe t’i mbështesim ata për të luajtur një rol aktiv në kompaninë tonë, tha ai.”

Sidoqoftë, ekspertët paralajmërojnë që nëse edhe kompanitë e tjera do të vendosin të lejojnë punonjësit të punojnë në distancë dhe të vazhdojnë të jenë konkurruese, duhet t’i kushtojnë shumë rëndësi çështjeve të IT-së dhe sigurisë që pandemia ka nxjerrë në pah.

“Ekzistojnë probleme të ndryshme që kompanitë duhet të zgjidhin, por ndërsa disa kompani po ndërmarrin nisma për të zgjidhur ato çështje, të tjera janë ende pasive ose po vonojnë investimet në Teknologjinë e Informacionit, gjë kjo që i ndan korporatat në dy grupe”. / Euronews

1
Komente

avatar
1 Comment threads
0 Thread replies
0 Followers
 
Most reacted comment
Hottest comment thread
1 Comment authors
Meri Kola Recent comment authors
  Subscribe  
newest oldest most voted
Notify of
Meri Kola
Guest
Meri Kola

Me kete qe lexova kuptova qe ideja esht se pandemia nuk esht nje sjellje gjithmon negative por ka dhe nje pjes pozitive duke qen se ne mund te rrinim ne shtepi harxhonim me shum koh me veten ton dhe gjerat i benim online nepejet telefonit