Humbja e talenteve më të mirë mund t’ju kushtojë më shumë para se sa mbajtja e tyre. Këtu janë katër arsye kryesore pse largohen nga vendi i punës të punësuarit më të mirë.
Sistem i dobët shpërblimi
Të shpërblesh punonjësit për një punë fantastike mund të bëhet në një mori mënyrash dhe duke komunikuar me punonjësit, shefat sigurojnë të dhëna në lidhje me çfarë e motivon stafin e tyre apo cfarë vlerësojnë më shumë ata.
Menaxhimi
Thënia, ‘Njerëzit nuk largohen nga kompanitë, ata largohen nga menaxherët e tyre’, tregon se njohja dhe shpërblimi që vjen nga menaxhimi i sipërm është i rëndësishëm që punonjësit të qëndrojnë vazhdimisht të angazhuar.
Punësimi / promovimet
Një mjet i pagabueshëm për të armiqësuar punonjësit është që punonjësit e mirë të shohin se si ata me performancë të dobët të marrin të gjitha lavdet dhe promovimet.
Shumë punë
Kur punonjësit tuaj fillojnë të ndihen të mbi-ngarkuar plotësisht për shkak të shtesës së barrës me punë, kjo mund të nxisë largimin e tyre. Arritja e një ekuilib ri efektiv mes punës / jetës është vërtet i rëndësishëmpër ta.
Në fund, zgjedhja nëse punonjësi do largohen ose jo mund të zbehet në varësi të llojit të kulturës në organizatë. Megjithatë, ka gjithashtu lidhje me të qënit proaktivë në ruajtjen e talentit që keni aktualisht në disponim.