Një ide e mirë, kapitali dhe një ekip i fortë vlejnë shumë. Por shpirti është çelësi i suksesit sipërmarrës, dhe pikërisht ai që do t’ju çojë më tej
Në Lidershipi Rebel: Si të Lulëzoni në Kohë të Pasigurta (Post Hill Press, 2021), autori Larry Robertson shkruan për një lloj të ri të lidershipit, që përputhet me këto kohë të pasigurta dhe u mundëson organizatave të lulëzojnë: Lidershipi Rebel. Lidershipi rebel nuk është ajo që mund të supozoni. Është një botëkuptim i ri për të menduarin dhe lidershipin e duhur për çdo nivel të kompanisë.
Pesë njohuri kryesore e përcaktojnë atë. Fragmenti vijues nga libri i tij përshkruan njohurinë e parë: “Le të qeshin, shpirti ka më shumë rëndësi”.
Gjatë studimit për librin tim të parë, A Deliberate Pause: Sipërmarrja dhe rëndësia e saj në përparimin njerëzor, bisedova me 220 persona mjaft të talentuar, njerëz të cilët jo vetëm kishin ndikuar në valët e ndryshimit, por kishin ndihmuar në gjenerimin e tyre. Mendoni për një moment për sipërmarrësit dhe çfarë bëjnë ata.
Është një rrugë shumë e gjatë nga një mundësi e mirë ose një ide inovative te nxjerrja në të vërtetë e një vlere. Ka kthesa pafund dhe shpesh të papritura. Vazhdimisht hidhen pengesa në rrugën e tyre. Dhe, veçanërisht në fillim, transformues si këta mbeten në vend më shumë, më shpesh sesa ngrihen. Çfarë i shtyn ata për të ecur përpara dhe të kalojnë gjithë këto vështirësi?
Midis shumë gjërave, përgjigjja e tyre për këtë pyetje spikati mbi të gjitha të tjerat. Është një përgjigje që më përndjek që atëherë, ashtu si veprojnë engjëjt mbrojtës. Mënyra se si ata më së shpeshti ndanin atë njohuri, ishte gjithashtu mbresëlënëse.
“Përmes suksesit dhe me kalimin e kohës, a ka ndonjë gjë që bie në sy që ju mendoni se ka qenë më e rëndësishmja?”
Kjo ishte pyetja që do të bëja për të shkaktuar këto momente. Ja se çfarë do ta pasonte. Nëse do të isha ulur para personit ndërsa i intervistoja, së pari do të “shikoja përqark”. Ata do të më shikonin fizikisht para dhe pas, nganjëherë majtas ose djathtas, madje edhe mbi supe, sikur do të shihnin kush mund të dëgjonte.
Ju do të mendonit se shikimi rreth e qark mund të jetë një masë paraprake, një gjykim i shpejtë se si apo edhe nëse duhet të përgjigjeni. Por sytë e tyre gjithmonë shprehnin qëllimisht se nuk kishin ndër mend të mos përgjigjeshin, troç dhe sinqerisht. Ndoshta po përpiqeshin të shihnin se kush mund të qeshte me përgjigjen.
Ky është momenti kur do të ndodhte “prirja”.
Edhe në intervistat telefonike, nganjëherë nga e gjithë bota, mund të ndieja prirjen, në telefon, të pyetjes – një pauzë e dukshme para përgjigjes, jo për efekt dramatik, por si për të theksuar seriozitetin e besimit të tyre në atë që ishin gati të më thoshin. Dhe pastaj ata do ta thoshin atë, kjo fjalë e vetme ishte përgjigjja në pyetjen time:
“Shpirt, thanë ata. Kjo është ajo që kishte më shumë rëndësi”.
Shpirti ishte ai që nxiti ndjenjën se ata nuk kishin “zgjedhje tjetër” përveçse të bënin atë që kishin bërë. Ishte ai që i bëri ata të ribashkohen, rikalibrojnë, rishpikin nga e para nëse është e nevojshme, dhe të përshtaten dhe të ecin përpara përmes ndryshimeve të mira dhe të këqija. Shpirti, thanë ata, ishte ajo që ata besonin se tërhiqte të tjerët edhe tek ata – partnerë, investitorë, madje edhe klientë. Nuk ishte kapitali apo lidhjet. As strategjitë, idetë apo pronësia intelektuale. Natyrisht të gjitha ato gjëra janë të rëndësishme, por vetëm në kontekste të caktuara.. Shpirti, një fjalë që ata vetë-zgjodhën, ishte ajo që ata e vlerësuan për suksesin e vazhdueshëm. Ishte faktori X, nëse do të ekzistonte një gjë e tillë, dhe në fund të fundit, ishte e vetmja pasuri që e dinin se mund të mbështeteshin.
Është mjaft befasuese në vetvete, por të lë pa frymë kur mendon se midis këtyre personave kishte njerëz që drejtonin organizata miliona dollarëshe dhe shumëkombëshe. Kishte nga ata që kishin krijuar produkte dhe shërbime që ishin paradigmë, madje edhe tregje krejtësisht të reja. Ata erdhën nga e gjithë bota dhe nga të gjithë sektorët – biznese dhe OJQ-të, të mëdha dhe të vogla për fitime dhe jo-për-fitime, të themeluara dhe të drejtuara nga gra dhe burra, dhe me prejardhje dhe etni të ndryshme. E gjithë kjo e bëri modelin në përgjigjet e tyre mbresëlënës dhe të vlefshëm. Po, herë pas here njëri prej tyre për shembull mund të përdorë një sinonim, frymë ose “një njohuri”. Por ndërsa ata vazhdonin të përshkruanin se çfarë donin të thoshin, për një person, ajo në të cilën arritën përfundimisht ishte shpirti.
Në lidershipin rebel, shpirti është ai që të drejton në kontekstin e asaj që bën. Pra, nga njëra anë, shpirti është thellësisht personal. Por po aq i rëndësishëm, shpirti është indi lidhës që me të tjerët dhe i ndihmon ata të përparojnë.
Ç’është më e rëndësishmja, këta liderë rebelë nuk flasin vetëm për këtë, por veprojnë sipas saj. Ata i japin përparësi dhe e ndjekin shpirtin si gjënë kryesore. Ata e përdorin atë si një udhëzues për çdo vendim operacional. Mënyra se si këta udhëheqës përdorin shpirtin, e ndjekin atë, e përsosin atë dhe ftojnë dhe presin që ekipet e tyre të bëjnë të njëjtën gjë plotësisht, ky është akt vërtet rebel, jo në një kuptim të rrezikut, por sepse është akt lidershipi i pazakontë. Gjithashtu është krijuesi i provuar i ndryshimeve. Është njohuria e parë kryesore në Lidershipi Rebel, dhe ai nga i cili të gjithë të tjerët përfitojnë dhe rriten. / *Larry Robertson, INC