Pse takimi juaj i ardhshëm duhet të jetë ‘walk – and – talk’

12/06/2019 2:31 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:
Get moving. Imazhi: REUTERS/Afolabi Sotunde

Nëse keni punuar në një ambient zyre, me siguri e dini se sa lehtë, vetëm pak takime, mund të hanë kohën tuaj.

Disa takime, sigurisht, janë të rëndësishme, nëse për shembull, keni nevojë të përçoni informacione te një grup personash. Por jo të gjithë takimet janë të njëjta dhe mënyra tradicionale e uljes së një grupi njerëzish në një sallë takimesh nuk është gjithnjë më e mira për të zgjidhur probleme apo për të gjeneruar ide.

Takimet përkeqësojnë edhe problemin e kalimit të orëve të tëra të ulur, gjë që rrit rrezikun e sëmundjeve kronike, si sëmundje kardiake, diabetin, disa lloje kanceri dhe depresionin Si thoni që t’i ndryshoni gjërat dhe ta merrni punën jashtë dyerve të zyrës? Ka shumë arsye të mëdha se pse duhet ta bëni këtë gjë – ja disa prej tyre…

 

Imazhi: Centers for Disease Control and Prevention

 

Ajri i freskët rrit kreativitetin

Sipas një thënie të vjetër, nëse ju vazhdoni të bëni të njëjtën gjë, nuk duhet të prisni që të shihni rezultate të ndryshme. Në të kundërt, veprimi i thjeshtë i diskutimit të një problemi të ndërlikuar ndërkohë që ju ecni në ajër të pastër, mund t’u japë një zhvillim të ri gjërave. Duke e detyruar vetën të angazhoheni dhe të ndërveproni në një ambient tjetër, edhe procesi i të menduarit do të zhvendoset. Studimet tregojnë se vetëm 10 – 15 minuta në ajër të pastër mund të përmirësojë në mënyrë të ndjeshme shëndetin tuaj psikologjik.

Bëjeni çdo takim të rëndësishëm

Sot, ne shpenzojmë më shumë kohë në takime se sa bënin kolegët tanë në vitet ’60. Drejtuesit shpenzojnë rreth 23 orë takime çdo javë, krahasuar me 10 orë në vitet ’60. Kjo është vetëm një shifër mesatare – nëse punoni në organizata të mëdha, me shumë mundësi ju do të ftoheni të merrni pjesë në më shumë takime, krahasuar me ata që punojnë në kompani të vogla.
Nëse ju i zhvilloni takimet jashtë zyrës, kjo mund t’ju ndihmojë të mendoni më shumë se si e shpenzoni kohën tuaj dhe t’i jepni përparësi punës në mënyrë më efikase.

Është vërtet e shëndetshme

Obeziteti, presioni i lartë i gjakut, niveli i lartë i sheqerit në gjak, yndyrnat e larta në gjak dhe niveli jonormal i kolesterolit janë të gjitha probleme shëndetësore që lidhen me qëndrimin ulur për një kohë të gjatë. Nëse karrigia juaj e zyrës nuk është shumë e rehatshme, kësaj liste problemesh u shtohen edhe problemet muskulore. Në vend të kësaj, ne duhet të çohemi dhe të lëvizim pak më shumë. Nëse mund të ndërthurni një ecje në ajër të pastër dhe të diskutoni disa çështje të rëndësishme të axhendës suaj – do të jeni multitasking si një kampion absolut, do të jeni të shëndetshëm, produktivë dhe do të ndiheni më energjikë.

*Sean Fleming, Senior Writer, Formative Content
Burimi: World Economic Forum

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of