Pse trendi i rritjes po bie në Mbretërinë e Bashkuar

29/02/2020 10:02 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Kufiri i shpejtësisë ekonomike ka rënë më shumë se kudo tjetër

 

Gjatë dekadës së kaluar, Mbretëria e Bashkuar ka kombinuar rritjen e ngadaltë me punësimin në lulëzim, shkruan The Economist.

Qeveria ka qenë e prirur të flasë për “mrekullinë e vendeve të punës” dhe më pak sa i takon rritjes së dobët të produktivitetit. Kjo e fundit shpeshherë nuk konsiderohet si një problem afatgjatë dhe jo aq i rëndësishëm si papunësia ose inflacioni. Në parashikimet e saj më të fundit,

Banka e Anglisë ka shënuar normën e rritjes potenciale afatmesme në vetëm 1.1%, pothuasje më pak se gjysma e asaj që mendohej e mundur dhjetë vjet më parë. Rritja e mundshme e prodhimit mund të konsiderohet si kufiri natyror i shpejtësisë së një ekonomie, ritmi me të cilin mund të rritet pa ngritur çmimet. Vlerësimet e trendit potencial të rritjes kanë rënë globalisht, por rënia në Britani ka qenë më e lartë në krahasim me të gjitha ekonomitë e tjera të mëdha.

Pjesërisht, kjo pasqyron një parashikim më të ulët për rritjen e popullsisë, pasi emigracioni pritet të shënojë rënie pas Brexit-it. Por kryesisht ajo reflekton një situatë të zymtë në drejtim të produktivitetit. Parashikuesit e sektorit privat janë më optimistë se Banka e Anglisë: ata mendojnë se norma e rritjes britanike është rreth 1.5 për qind.

 

 

Nëse Banka ka të drejtë, në një periudhë afatshkurtër, rritja potenciale më e ulët do të vazhdojë presionin mbi financat publike, pasi faturat tatimore do të kenë më pak hapësirë për t’u rritur. Parashikimi nga periudha afatmesme në atë afatgjatë është akoma edhe më shqetësues.

Një rritje e ngadaltë e prodhimit do të thotë gjithashtu përmirësim i ngadaltë i standardeve të jetesës. Për ta shmangur këtë, politikëbërësve do t’u duhet të përqendrohen në zgjidhjen e enigmës më të madhe britanike në drejtim të produktivitetit.

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of