PTK, afati për ofertuesit zgjatet deri me 15 janar 2013

24/11/2012 3:27 PM 0 komente

Komisioni Qeveritar për Privatizimin e PTK-së analizoi progresin e deritanishëm në lidhje me procesin dhe vlerësoi se po realizohet sipas standardeve ndërkombëtare.  Në mbledhje u shqyrtua edhe interesimi i BERZH dhe institucioneve tjera financiare ndërkombëtare, si Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC) për procesin. Përfshirja e tyre në mbështetjen e kompanive të parakualifikuara është një garanci shtesë për suksesin e projektit.

KQP miratoi edhe një nga kërkesat e investitorëve për shtyrjen e afatit për dorëzim të ofertave deri me 15 janar 2013. Kjo shtyrje u ndikua nga interesimi për mbështetje nga ana e institucioneve financiare. Në pajtim me rregullat e tenderit dhe rekomandimet e këshilltarit të transaksionit dhe atij strategjik, KQP-ja miratoi edhe përfshirjen e “Citigroup Venture Capital International Advisors” (CVCI) në konsorciumin e “Tëelve Hornbeams S.a.r.l /Avicenna Capital LLC”, dhe përfshirjen e “Central Balkan Investments Limited” (CBI) në konsorciumin “M1 International Ltd”.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of