Komisioni Qeveritar për Privatizimin e PTK-së analizoi progresin e deritanishëm në lidhje me procesin dhe vlerësoi se po realizohet sipas standardeve ndërkombëtare. Në mbledhje u shqyrtua edhe interesimi i BERZH dhe institucioneve tjera financiare ndërkombëtare, si Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC) për procesin. Përfshirja e tyre në mbështetjen e kompanive të parakualifikuara është një garanci shtesë për suksesin e projektit.
KQP miratoi edhe një nga kërkesat e investitorëve për shtyrjen e afatit për dorëzim të ofertave deri me 15 janar 2013. Kjo shtyrje u ndikua nga interesimi për mbështetje nga ana e institucioneve financiare. Në pajtim me rregullat e tenderit dhe rekomandimet e këshilltarit të transaksionit dhe atij strategjik, KQP-ja miratoi edhe përfshirjen e “Citigroup Venture Capital International Advisors” (CVCI) në konsorciumin e “Tëelve Hornbeams S.a.r.l /Avicenna Capital LLC”, dhe përfshirjen e “Central Balkan Investments Limited” (CBI) në konsorciumin “M1 International Ltd”.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.