Postë Telekomi i Kosovës është në telashe të mëdha. Njohësit e çështjeve ekonomike shprehen se një pjesë të përgjegjësisë për këtë e mban Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe menaxhmenti i saj. Dikur, kompania më me fitim, ndërsa sot vazhdon të pësojë rënie, por bordi vazhdojnë të mos japë llogari për këtë. Kjo mostransparencë, nga njohës të çështjeve financiare ka bërë që kompania të ketë rënie të fitimit. Bazuar në të dhënat e publikuara në raportin financiar të kompanisë për vitin 2013, del se PTK-ja në vitin 2013 ka realizuar fitim neto 36,109 milionë euro, ndërsa në vitin 2012 fitimi neto ishte 38,338 milionë euro. PTK-ja në vitin 2013 kishte të ardhura në vlerë 128,851 milionë euro, ndërsa në vitin 2012 ishin 147,727 milionë euro. Kjo i bie që 20 milionë euro më pak të ardhura në vitin 2013, sesa në vitin 2012. Mirëpo, për këtë fakt nuk ka ndonjë shqetësim nga ana e qeverisë. Ajo nuk ka ndërmarrë ndonjë hap konkret, për një menaxhim më efikas të kompanisë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.