PTK kërkon shpëtim nga Monako Telekom

15/07/2014 10:47 AM 0 komente

Shpëtimin nga kriza, menaxhmenti i Postës dhe Telekomit të Kosovës po e sheh te Monako Telekom. Tashmë ka filluar përgatitja e planit të tranzicionit që do të jetë pjesë e kontratës së re me Monako Telekom International (MTI), pasi në fund të vitit skadon kontrata aktuale.
Janë 6 fusha që duhet të transformohen dhe që MTI i ka propozuar një marrëveshje për së paku 3 vjeçare PTK-së. Vetëm kompletimi i këtij plani do ti kushtoj rreth 2 milionë euro PTK-së, sipas një raporti që posedon Gazeta Tribuna.
“Aktualisht, PTK-së i është bërë me dije një para- ofertë prej 2 milionë euro për kompletimin e planit të tranzicionit”, thuhet në raport.
Fushat ku duhet të transformohet PTK-ja për ta nxjerrë nga kriza financiare në të cilën ndodhet aktualisht janë: zhvillimi i produkteve; teknologjia; marketingu; shtija dhe kujdesi për klient; efikasiteti i brendshëm dhe rregullatori.
E për ta realizuar këtë plan, PTK parasheh që të vendosen 3 zyrtarë të MTI-së në PTK dhe menaxhimi i tyre të bëhet përmes 4 zyrtarëve të lartë të kësaj të fundit.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of