Sindikata Profesionale e Punëtoreve të Telekomit të Kosovës ka reaguar rreth vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit e cila e obligon Telekomin e Kosovës që ti jap 30 milionë euro operatorit virtual “Z Mobile” si dëmshpërblim për mos përmbushje të kontratës “Vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit do ta pengoi zhvillimin e Telekomit të Kosovës. Ky vendim vjen si dënim i punës dhe angazhimit të pavarur të punës që po bënë Telekomi i Kosovës. SPP-ja beson shumë se Qeveria e Kosovës nuk ka bërë asgjë që t’i mbrojë interesat e kompanisë më profitabile në Kosovë; që njëherësh është edhe Interesi Nacional i Kosovës. Mbi gjysme miliardi euro Telekomi i Kosovës ia ka dhënë Buxhetit të Kosovës. Ka mbështetur mbi 20.000 anëtar të familjarëve të punëtorëve tanë që me rrogën e tyre kanë kontribuar në mirëqenien e tyre” thuhet në komunikatë.
Më tej aty thuhet se Telekomi i Kosovës ka investuar edhe në zhvillimin e imazhit të Kosovës. Sipas tyre, me mijëra projekte, ka ndihmuar zhvillimin e shumë bizneseve në Kosovë – që ka quar në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik. “ Dënimi prej €26.1 milion eurosh, dërgon Telekomin drejt falimentimit dhe shkatërrimin e mbi 3000 vendeve të punës, varfërimi i Buxhetit të Kosovës çdo vit mbi €100 milion si dhe ndalimi i Investimeve të Jashtme. Në këtë mënyrë Kosova po humbë investime të jashtme, zhvillim ekonomik, siguri në investime si dhe injorim i vlerave njerëzore menaxhuese”.
Më tej aty thuhet se SPP-ja përkrah komunikatën e FSP-së si dhe të dyja sindikatat e Telekomit të Kosovës qëndrojmë bashkë dhe fuqishëm, kërkojnë nga Kryeprokurori Aleksandër Lumnezi të fillojnë hetimet se pse ka ardhur deri tek ky vendim.
“Të dyja sindikatat do të bisedojnë bashkë dhe vendosin për ta dërguar lëndën në Prokurori. Dënimi prej 26.1 milion eurosh, dërgon Telekomin drejt falimentimit dhe shkatërrimin e mbi 3000 vendeve të punës; varfërimi i Buxhetit të Kosovës çdo vit mbi €100 milion si dhe ndalimi i Investimeve të Jashtme. Në këtë mënyrë Kosova po humbë investime të jashtme, zhvillim ekonomik, siguri në investime si dhe injorim i vlerave njerëzore menaxhuese”.
/Zeri
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.