Kompanitë që janë të interesuara rreth privatizimit të Postës dhe Telekomit të Kosovës do të kenë edhe dy muaj kohë për dorëzimin ofertave të tyre.
Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka zgjatur edhe për një muaj e gjysmë afatin për dorëzimin e ofertave, pavarësisht se ditë më parë ministri Besim Beqaj kishte deklaruar se 2 dhjetori ishte data kur do të bëhej dorëzimi i ofertave financiare nga kompanitë e interesuara për blerjen e PTK-së. Në një komunikatë për media të dërguar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik thuhet se Komisioni Qeveritar për Privatizimin e PTK-së ka miratuar kërkesën e investitorëve për shtyrjen e afatit për dorëzimin e ofertave deri më 15 janar 2013.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.