Publikohet “koleksioni” më i madh i fjalëkalimeve të vjedhura

09/06/2021 6:24 PM 0 komente

Quhet RockYou21 dhe është “koleksioni” më i madh i fjalëkalimeve që janë publikuar ndonjëherë, të ruajtura në një file teksti, 100 gigabyte

Në ditët e kaluara, në një forum të njohur për hakerat, u shfaq ajo që me shumë gjasa është lista më e madhe e fjalëkalimeve të mbledhura ndonjëherë online. Një përdorues ka ngarkuar një material me tekst, 100 gigabyte, që përmbante 8.4 miliardë fjalëkalime, e cila supozohet të jetë rezultat i shkeljeve të vjetra, por tani të grupuara në një listë të vetme gjigante.

Sipas publikimit të autorit – të raportuar nga CyberNews, gjithë fjalëkalimet e përfshira kanë nga 6 deri në 20 karaktere. Vetë përdoruesi shkruante se koleksioni i tij përmbante 82 miliardë fjalëkalime, por numri në të vërtetë rezultoi thuajse dhjetë herë më i vogël, me 8.459.060.239 zëra unikë.

Emri që i është vënë “koleksionit” është RockYou2021, në nder të vjedhjes së famshme të të dhënave të RockYou – një shoqëri që zhvillon shërbime dhe aplikacione për rrjete sociale, e ndodhur në vitin 2009. Në atë rast, hakerat hynë në serverët e kompanisë dhe vodhën më shumë se 32 milionë fjalëkalime përdoruesish, të memoriazuara në format txt.

Por numri i fjalëkalimeve të vjedhura në RockYou2021 as që krahasohet me vjedhjen e 11 viteve më parë. Për të krijuar një ide, lista e re përfshin gjithë databazën të quajtur Compilation of Many Breaches (Comb), e cila pati qenë vjedhja më e madhe e të dhënave deri më tani, me 3.2 miliardë fjalëkalime. RockYou2021 është kaq e madhe, sa përfshin gjithë 3.2 miliardë fjalëkalimet e Compilation of Many Breaches së bashku me fjalëkalimet nga shumë baza të tjera të të dhënave të rrjedhura në internet. Duket se përdoruesi i forumit ka mbledhur me përpikëri fjalëkalimet e vjedhura gjatë viteve dhe i ka ruajtur të gjitha së bashku.

Impakti i kësaj vjedhje mund të jetë në të vërtetë edhe më serioz, pasi shumica e njerëzve përdorin të njëjtin fjalëkalim në shumë aplikacione dhe faqe web. Numri i llogarive të prekura nga kjo rrjedhje të dhënash mund të arrijë potencialisht miliona, për të mos thënë miliarda.

Përdoruesit ndërkohë mund të verifikojnë nëse një nga fjalëkalimet është përfshirë në RockYou2021, duke kontrolluar databazën e të dhënave personale apo të fjalëkalimeve të vjedhura në CyberNews. Në rast se fjalëkalimet janë në këtë listë, duhet t’i ndryshoni menjëherë. Dhe natyrisht të keni një fjalëkalime për çdo account online.

Burimi: Wired

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of