Me fillimin e sezonit veror, edhe pritjet në pikat kufitare kanë filluar të zgjaten. Përpos atyre të cilët udhëtojnë me aeroplanë, shumë prej tyre zgjedhin që të vijnë edhe me vetura dhe autobusë.
E njëra ndër pikat kryesore për të hyrë në Kosovë është ajo e Merdares ku pritjet janë deri në 30 minuta. Derisa kolona është e gjatë mbi 50 metra.
Kolona kanë filluar të behën edhe në piken doganore të Dheu i Bardhë. Aty tregohet se pritja është deri në 20 minuta. Derisa kolona është e gjatë deri në 40 metra.
https://mpb.rks-gov.net/QKMK.aspx
Mëngjesi i sotëm ka filluar të jetë më i ngarkuar në këtë pikë kufitare përderisa deri dje kolonat ishin më të shkurtra dhe padyshim më pak të mundimshme për të gjithë ata që hynin në Kosovë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.