Nëse keni ëndërruar gjithnjë që të kaloni një natë në një trulli, tani mund ta realizoni.
Më poshtë është një përzgjedhje e trulle-ve më të bukur në Puglia, që mund t’i rezervoni në Airbnb.
Çfarë prisni, bëni gati valixhet dhe nisuni!
11 trulle të restauruar tërësisht përbëjnë Villa Baraquiel, vendi ideal për disa ditë pushimesh në kërkim të luksit dhe relaksit. Një gur i çmuar i rrethuar nga kopshte me aromë jasemini dhe ullinj të mrekullueshëm.
Trulli del Bosco, në Alberobello, është një vend magjik mes pyjeve, qiellit, shtigjeve dhe gurëve. Është vendi ideal për të bërë shëtitje të gjata, për të dëgjuar heshtjen e natyrës dhe për të gjetur veten.
I rrethuar nga vreshta dhe ullinj, në Valle d’Itria, në Trullo Tulou ju do të përjetoni një përvojë unike në një trulli autentik. I restauruar kohët e fundit, duke ndjekur proceset tradicionale të gurit, Trullo Tulou ndërthur në mënyrë harmonike natyrën dhe bukurinë e vendit me rehatinë.
Trullo Ulivo – “Il Colle del Noce” – është shtëpia e duhur për të pushuar, pak kilometra larg Marina Franca, Alberobello e Locorotondo. Klima e butë, gastronomia, drita e mrekullueshme që ndriçon kodrat, e bëjnë atë vendin ideal për të kaluar disa ditë të paharrueshme.
Në zemër të Valle d’Itria, Trulli Suite 2P ndodhet në një pozicion fantastik për të shijuar heshtjen e vendit. Një parajsë që ofron paqe dhe qetësi, në zemër të natyrës.
Një vilë historike, ku çatitë e trulleve pasqyrohen në pishinën e mrekullueshme. Zhytur në atmosferën e bukur të San Vito dei Normanni, Vila Tria është një pikënisje ideale për të vizituar qytetet kodrinore të rajonit dhe kështjellat e mrekullueshme.
I fshehur në natyrën e Locorotondo, qëndrimi në Trullo Suite Martodda do t’ju duket si të jetoni në një ëndërr. Një mjedis i pasur me histori, që daton në vitin 1714, i kuruar në detaje.
Një trull tradicional, i rrethuar nga fshati Ostuni dhe nga hektarë me ullinj, bajame, qershi, arra dhe mollë. Trullo Aromatic Green është vendi ideal për t’u çlodhur, për të shëtitur në një natyrë të paprekur apo për të bërë xhiro me biçikletë.