Presidenti i shkarkuar katalanas, Carles Puigdemont, kontaktoi të hënën në Belgjikë me një avokat belg, Paul Bekaert, ekspert i çështjeve të azilit, ish-mbrojtës i baskëve spanjollë, anëtarë të dyshuar të ETA-s, njoftoi avokati.
“Nëse autoritetet spanjolle mund të garantojnë për të gjithë ne, dhe për mua në veçanti, një proces të drejtë dhe të pavarur, me ndarjen e pushteteve që kemi në shumicën e kombeve europiane, nëse ata garantojnë se do të ktheheshim menjëherë “, -tha z. Puigdemont.
Ai përballet me 30 vjet burg pasi prokurorët spanjollë të hënën bënë akuza për trazira, rebelim dhe keqpërdorim të fondeve publike që do të ngrihen kundër tij dhe udhëheqësve të tjerë të shkarkuar, që organizuan një referendum të paligjshëm më 1 tetor dhe mbështetën një deklaratë të pavarësisë katalanase javen e shkuar.
Kushtetuta e Spanjës thotë se vendi është “i pandashëm”.
I pyetur nga televizioni flamand VRT, Bekaert siguroi ndër të tjera se Puigdemont nuk ishte në Belgjikë për të kërkuar azil.
“Në lidhje me këtë plan nuk është vendosur ende asgjë”, pohoi ai.
Avokati theksoi se biseda e parë kishte si qëllim përgatitjen nga ana ligjore rreth qëndrimit të Madridit kundrejt klientit të tij.
“Bisedova personalisht me të në Belgjikë. Zhvilluam takimin e parë dhe më përzgjodhi zyrtarisht si avokatin e tij”, vijoi Me Bekaert.
“Kam një eksperiencë rreth 30-vjeçare me ekstradimin dhe azilin politik të baskëve spanjollë dhe pikërisht kjo është arsyeja që ai u drejtua tek unë”, pohoi avokati.