Puna nga shtëpia po rrit produktivitetin (por njerëzit po punojnë më shumë)

02/04/2020 6:03 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME: ,
(Shutterstock)

Natyrisht, jo të gjithë profesionet mund të zhvillohen duke mos qenë fizikisht në vendin e punës.

Ata, që në këto ditë izolimi të detyruar, kanë pasur mundësinë të punojnë “smart working”, kanë vënë re se sa të lodhur ndihen në fund të ditës, pas një serie të pafundmë telefonatash, videokonferencash dhe pune të përditshme për t’u bërë (të cilave shpesh u shtohet bashkëjetesa me familjarët në të njëjtat hapësira në shtëpi).

A po punoni më shumë se më parë? Nëse mendoni se jeni të vetmit që e besoni, nuk është kështu.

Konfirmimet e para vijnë nga një hulumtim i kryer nga OnePoll për llogari të Citrix Systems, i cili intervistoi 5 mijë punonjës në të gjithë botën. Pjesa më e madhe e punonjësve po përshtatet me punën nga shtëpia dhe mendon se ky do të bëhet “normaliteti i ri” për mënyrën e të punuarit.

 

Një normalitet i ri

Puna në distancë është një koncept tërësisht i ri për pjesën më të madhe të punonjësve. Më pak se gjysma e më shumë se 10 mijë punonjësve të intervistuar në 6 vende pohoi se ka punuar nga shtëpia të paktën një ditë në javë përpara epidemisë së koronavirusit.

  • 33% (ShBA)
  • 26% (Francë)
  • 34,4% (Australi)
  • 42,6% (Gjermani)
  • 22,1% (Itali)
  • 45% (Mbretëri e Bashkuar)

 

Por kohërat ndryshojnë

Ata pranojnë gjithashtu se janë përshtatur edhe në distancë. Ndër sfidat kryesore të përmendura nga gjithë të intervistuarit në të gjithë vendet janë:

  • Izolimi nga kolegët
  • Mungesa e ndërveprimit ballë për ballë
  • Vështirësi në ndarjen e jetës profesionale nga jeta personale

 

Punohet më shumë

Sidoqoftë, pjesa më e madhe e punonjësve besojnë se me mjetet e duhura mund të qëndrojnë të përfshirë dhe të punojnë më shumë ose me më tepër produktivitet nga shtëpia, ashtu si në zyrë. Më poshtë është numri i të intervistuarve që pohuan se punojnë po aq orë sa më parë ose më shumë se përpara izolimit të detyruar.

  • 77% (ShBA)
  • 60,9% (Francë)
  • 80,8% (Australi)
  • 76,2% (Gjermani)
  • 80% (Itali)
  • 68,2% (Mbretëri e Bashkuar)

 

Më shumë se gjysma e të intervistuarve në gjithë vendet pohoi se niveli i produktivitetit është i njëjtë ose më i lartë.

  • 69% (ShBA)
  • 62,9% (Francë)
  • 69,6% (Australi)
  • 74,20% (Gjermani)
  • 78,9% (Itali)
  • 62,70% (Mbretëri e Bashkuar)

“Puna në distancë nënkupton një mënyrë tërësisht të re të të menduarit apo të punuarit dhe mund të jetë një përshtatje e vështirë si për punonjësit dhe për punëdhënësit” – thotë Donna Kimmel, drejtuese në Citrix.

“Por puna duhet të vazhdojë, edhe në kohëra të vështira. Hulumtimi i OnePoll bën të qartë se kompanitë që u ofrojnë punonjësve të tyre instrumentet e duhura mund t’i ndihmojnë në këtë periudhë tranzicioni dhe të dalin më të fortë kur situata të përmirësohet”.

Burimi: Forbes & Citrix

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of