Nevojiten më shumë reforma për t’u mbrojtur kundër një recesioni të mundshëm
Vital Almeida është në kërkim të punëtorëve. Shefi i Ciclo Fapril, një firmë që prodhon përbërës metalikë për firmat e huaja, duhet të punësojë edhe 200 punëtorë deri në fund të vitit, në mënyrë që të plotësojë të gjitha porositë e reja që ka marrë, shkruan The Economist.
Gjetja e punëtorëve, madje edhe e atyre më pak të kualifikuar, po bëhet gjithnjë e më e vështirë, sidomos në qytezat e vogla si Agueda, në Portugalinë Qendrore, e cila për të tërhequr sa më shumë punëtorë po zhvillon trajnime të ndryshme, duke u përpjekur që të krijojë kontakte me shkollat vendase.
Situata është e ngjashme me atë të një dekade më parë kur kriza globale goditi kontinentin europian.
Shumë nga fqinjët e z. Almeida, gjithashtu prodhues përbërësish metalikë, u detyruan t’i mbyllin bizneset. Në të njëjtën mënyrë, veproi edhe z. Almeida të premten e kaluar, duke u detyruar ta mbyllë fabrikën dhe të ngrijë pagesat. Teksa Europa Jugore u përfshi nga kriza, papunësia u rrit në mënyrë dramatike. Shkalla e papunësisë në Spanjë dhe Greqi e tejkaloi 25%; normat e të rinjve iu afruan 60% (shiko grafikun). Popullsia u tkurr shumë, sepse u rrit numri i atyre që emigruan në shtete të huaja, në kërkim të një jete më të mirë.
Këto tendenca kanë ndryshuar që nga viti 2015, kur ekonomia filloi të rimëkëmbej. Në Eurozonë janë hapur rreth 8 milionë vende pune, një për çdo 20 të rritur në moshë pune. Shkalla e papunësisë është rikthyer në nivelet e para krizës, edhe pse numri i punëtorëve në dispozicion është rritur. Njerëzit e moshuar po punojnë më shumë: rreth dy të tretat e moshës 55 deri në 64 vjeç në Eurozonë janë ende aktivë në tregun e punës, krahasuar me më pak se gjysmën e kësaj grupmoshe në 2007. Në Europën Jugore, emigracioni neto është kthyer në pozitiv. E megjithatë, rikuperimit të tregut të punës në jug i duhet kohë për të arritur në nivelet e duhura.
Shkalla e papunësisë është mbi nivelet e para krizës në shtete si Greqia, Italia dhe Spanja; normat e të rinjve janë ende në 30-40%. Një faktor që shpjegon këtë situatë është rritja ekonomike anemike. Në Greqi dhe Itali, prodhimi është ende nën nivelet e para krizës. Por në Spanjë, pavarësisht rikuperimit mbresëlënës ekonomik, më shumë se 1 milion njerëz janë të papunë në krahasim me vitin 2008.
Krahasimet me vitet para krizës janë të ndërlikuara, sepse Spanja në atë periudhë po shijonte një bum në industrinë e ndërtimit dhe papunësia mund të ketë qenë e paqëndrueshme. Marcel Jansen nga Fedea, një organizatë në Madrid, fajëson si shkaktarë të situatës mosfunksionimin e qendrave të punësimit dhe gjithashtu, edhe te shkollat.
Pothuajse 40% e personave të papunëve në Spanjë kanë qenë të papunë për më shumë se një vit dhe kanë nevojë për programe të hartuara mirë, për t’i rikthyer ata në punë. Por shërbimet e punësimit të vendit drejtohen nga autoritetet rajonale dhe kanë shumë pak koordinim qendror.
Në krahasim me ata në vendet e tjera të OBZHE-së, këta e kanë më të vështirë gjetjen e vendeve të punës. Mundësitë janë më të mëdha që të rinjtë spanjollë të braktisin shkollat, në krahasim me moshatarët e tyre në shtete të tjera. Në të gjithë Jugun, thekson Stefano Scarpetta i OBZHE-së, punëdhënësit ofrojnë shumë më pak trajnime profesionale në krahasim me shtete si Gjermania apo Holanda.
Papunësia e lartë pasqyron një tipar të vazhdueshëm të tregjeve të punës në jug të Europës: një pjesë relativisht të madhe të ciklit të punëtorëve me kontrata të përkohshme dhe të përhershme. Kontratat e sigurta për punonjësit e përhershëm, me pagesa të larta dhe mbi të gjitha të mbrojtura nga ligji, ua vështirësojnë punën punëdhënësve për të pushuar punonjësit, në rast se ata vendosin për një gjë të tillë, sepse kostot me të cilat ata duhet të përballen janë të shumta. Në vend të kësaj, ata punësojnë pjesën më të madhe të stafit me kontrata të përkohshme dhe i përgjigjen rënies ekonomike, duke reduktuar nivelin e pagave të punonjësve, ose duke mos i rinovuar më kontratat e tyre.
Përkundrazi, ata punësojnë staf të përkohshëm dhe u përgjigjen rënieve duke shkurtuar pagat, ose duke mos rinovuar kontratat. Shumë vende kanë miratuar reforma, që nga momenti kur nivelet e papunësisë u rritën gjatë krizës, në disa raste të detyruar për të përfituar fondet e shpëtimit.
Disa prej tyre përfshinë reduktimin e pagave për stafin e përhershëm, me qëllim që kontratat e përkohshme të bëheshin më pak tërheqëse për drejtuesit e ndryshëm dhe lejimin e firmave në vështirësi ekonomike që të largoheshin nga “pazaret e pagave”. Pagat ndonjëherë ose reduktoheshin, ose ngriheshin. Por këto reforma u shoqëruan me rezultate të ndryshme. Në Spanjë dhe Portugali, reduktimet e pagave dhe ngrirjet e tyre, megjithëse jo fort të aprovuara, ndihmuan në rikthimin e konkurrencës.
Fatkeqësisht, pjesa e punëtorëve të përkohshëm, rreth një e pesta e vendeve të punës, ka pësuar ndryshime thuajse të pakonsiderueshme. Kjo nuk është për shkak se këta njerëz janë plotësisht të kënaqur me situatën, sepse rreth 80% e tyre dëshirojnë të gjejnë një punë të përhershme, krahasuar me rreth një të tretën në Britani dhe 14% në Gjermani. Pedro Martins, një ish-ministër i Punësimit në Portugali, i cili tani punon në Universitetin Queen Mary në Londër, pyet veten nëse drejtuesit e kompanive të ndryshme do të vazhdojnë edhe për shumë kohë të mos u japin rëndësinë e duhur punësimit të përhershëm.
Një tjetër rrezik është që këto reforma të mos zbatohen. Franca përbën përjashtim: që nga viti 2018, ajo ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të nxitur punësimin e përhershëm dhe formimin profesional. Por më larg në jug, një reagim kundër masave shtrënguese të pagave po i nxit qeveritë të ndërmarrin masa të rrezikshme. Pagat minimale janë rritur, një masë kjo e ndjeshme veçanërisht pas vitesh të tëra në një ngrirje të thellë. Por disa nga këto ngritje duken të ekzagjeruara. Spanja e ka rritur nivelin e pagave me 22% gjatë këtij viti, pas një rritjeje prej 12% në 2017-18, me gjithë papunësinë dyshifrore. Banka e Spanjës paralajmëron se ky nivel ngritjeje mund të shkaktojë humbjen e 125,000 vendeve të punës, megjithëse ka edhe të tjerë që e kundërshtojnë një faktin në fjalë.
Ndërsa reformat e tjera duket se nuk janë analizuar dhe studiuar në detaje. Në vitin 2018, qeveria e Italisë ngriti pagën për punonjësit e përhershëm dhe uli afatet për kontratat e përkohshme, pavarësisht paralajmërimeve nga administrata kombëtare e sigurimeve shoqërore se një veprimi do të bënte që punëdhënësit të pushonin nga puna një numër të madh punonjësish të përkohshëm. 30-vjeçarja Giulia është një prej atyre të punësuarve me kontrata të përkohshme që humbi vendin e punës, pasi ligji në fjalë hyri në fuqi.
“Kjo situatë është absurde”, thotë ajo. “Edhe pse punëdhënësit e mi ishin të kënaqur me punën time, ata u detyruan të mos më rinovonin më kontratën dhe të punësonin në vendin tim dikë tjetër”. E irrituar nga përvoja e saj në Itali, ajo vendosi të shkojë në Marsejë pasi pranoi aty një ofertë pune. Fatkeqësisht, teksa ekonomia globale ngadalësohet, spektri i humbjeve të vendeve të punës po rikthehet.