Punëtorët e Lotarisë së Kosovës në protestë, kërkojnë miratimin e Ligjit

21/06/2021 10:54 AM 0 komente

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës do të mblidhen sot nga ora 11:00, për të protestuar para Qeverisë së Kosovës.

Ata kërkojnë miratimin e Ligjit për Lotarinë e Kosovës dhe paralajmërojnë se do të vazhdojnë me protesta deri në përmbushjen e kërkesave.

Qeveria i ka premtuar Sindikatës së Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës se do të gjejë një zgjidhje për punëtorët, por kjo ende nuk është realizuar.

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës gjenden në një situatë të rënduar, pasi tash e një vit nuk kanë marrë paga. Madje, ata kishin protestuar edhe më 16 qershor, por askush nga zyrtarët qeveritarë nuk është takuar me ta.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Lotarisë, Shkumbin Goçi tha se kishte tentuar të takohet me zyrtarët nga Qeveria e Kosovës, por një gjë e tillë ishte e pamundur.

Në dhjetor 2020, ish-Qeveria Hoti kishte vendosur për rithemelimin e Lotarisë së Kosovës, me arsyetimin se 62 punëtorë kishin mbetur pa punë pasi në prill 2019 Kuvendi kishte miratuar Ligjin për Ndalimin e Lojërave të Fatit. Por në Kuvend projektligji s’kishte marrë përkrahjen e deputetëve dhe me shpërndarjen e tij, ai ka mbetur pa u miratuar.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of