Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat te Kosovës në një konferencë për medie ka njoftuar se që nga e hëna të gjithë punëtorët teknik dhe sigurimi fizik, në qendrat spitalore do të protestojnë nga 2 orë, kështu nuk do të ofrojnë asnjë shërbim.
Kjo protestë vije pas diskriminimit që ju është bërë nga shteti shprehen sindikalistët.
Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, tha se ky vendim u është imponuar.
“Me prezencën e kryetarëve të shoqatave të punëtorëve teknik e atyre të sigurimit, u mor një vendim që neve na është imponuar për hir të një diskriminimi në raport me punëtorë. Që nga e hëna do të fillohet me protestë dy orëshe, nga 10-12 në të gjitha spitalet Qendrat e Mjekësisë dhe Ambulantët, nuk do të kryejmë asnjë shërbim. I qoftë për marre atyre që na diskriminuan ashtu siç bënë nga viti 1990-99”.
Ai ka thënë se nëse kërkesat e tyre nuk do të plotësohen, atëherë do të hyjnë në grevë.
“Nga java e dytë nëse s’përmbushen të drejtat tona ne do të jemi në grevë. Na vjen keq për pacientet. Mbi 30 për qind e punëtorëve i kemi njerëz të prekur me Covid-19 dhe shteti nuk i ndihmoj, por i sanksionoj. Nuk ka më lutje, por vetëm hapa konkret. Kemi të drejtën tonë ligjore që të futemi ne grevë dhe ta kryejmë të drejtën tonë”.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.