Në autostradën Tiranë-Durrës kanë vijuar punimet sipas njoftimit të bërë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar por duket se afati i parashikuar për sot nuk do të mund të respektohet pasi shiu ka shkaktuar kufizimet e veta. Në një njoftim për shtyp ARRSH bëri me dije sesi do të vijohet gjatë ditës së sotme lidhur me qarkullimin.
“Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton opinionin publik që grafiku i punimeve për fazën e pestë të rehabilitimit të segmentit rrugor “Durrës – Tiranë” nuk mund të arrihet sipas parashikimit dhe njoftimit të dhënë për shkak të reshjeve të shiut.
Aktualisht, Ura e Dajlanit – Shkozet vazhdon të jetë e bllokuar dhe do të përfundoje brenda ditës së sotme.
Segmenti rrugor Mbikalimi i Shkozetit – Sukth, (drejtimi Durrës – Tiranë) aktualisht është i hapur për përdoruesit e rrugës.
Në orët e mëvonshme do të bëhet një njoftim të dytë për vazhdimin e punimeve në ditën e nesërme e më tej” thuhet në njoftim.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.